Partitë Konservatore Europiane në krah të opozitës: Zgjedhjet të jenë transparente dhe të ndershme

0
154

Aleanca e Partive Konservatore Europiane, mbështet qëndrimin e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i grupimit të tretë më te rëndësishëm politik europian, i bëri deklaratat në Tiranë gjatë një konference shtypi me kreun republikan Fatmir Mediu.

Nga Tirana, ku po organizohet për herë të parë samiti i Aleancës së Partive Konservatore Europiane, europarlamentari Jan Zahradlin, njëkohësisht kryetar i grupimit të tretë më të rëndësishëm politik në Europë, ndau shqetësimin dhe shprehu mbështetjen e tij për kauzën e opozitës, atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Ne shpresojmë që situata të zgjidhet në mënyrë që të gjitha partitë në Shqipëri të marrin pjesë në një proces të hapur e transparent zgjedhor. Sepse pa këtë mundësi, pa garantuar lirinë dhe ndershmërinë në zgjedhje, nuk ka më demokraci. Dhe nëse ekzistojnë këto akuza, që thonë se procesi zgjedhor është i kërcënuar, mund të manipulohet, apo që disa njerëz mund të mos të lejohen që të votojnë, atëherë kjo është një situatë serioze dhe ne padyshim mbështesim plotësisht, ata që duan ta parandalojnë këtë situate”, tha Zahradlin.

Duke përsëritur kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira, kryetari i Partisë Republikane, hodhi poshtë zërat se partitë e koalicionit të djathtë, do të bojkotojnë zgjedhjet. Në samitin që po mbahet në Shqipëri ku marrin pjesë shumë europarlamentarë, u zyrtarizua dhe anëtarësimi me të drejta të plota i Partisë Republikane në Aleancën e Partive Konservatore Europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here