Kundërpërgjigje/ Klodiana Toptani: Falsifikimet e trashëgimtarëve të barkut të parë të Zija Toptanit!

1
1112

Ndërtimi brenda Kalasë së Tiranës

 

Ndërtimi i ri që po bëhet ngjitur me murin e Akademisë së Shkencave, brenda Kalasë së Tiranës ka hasur debate të mëdha.  Pak ditë më parë trashigimtarët e barkut të parë të Zija Bej Toptanit reaguan përmes një letre të hapur përkundrejt deklarimeve të mëparshme të Klodjana Toptani, administratore e firmës që po ndërton në Kalanë e Tiranës. Në letrën e dërguar në “standard”, trashigimtarët komentonin qëndrimet e Klodjana Toptanit në intervistën e dhënë për “gazetën shqiptare” më 29 mars 2017, duke vënë në dispozicion  disa dokumenta për argumentet e tyre lidhur me pronësinë. Ndërkohë ndaj këtyre qëndrimeve nuk ka munguar reagimi i Klodian Toptanit, e cila ka kontaktuar me gazetën duke nisur kundërpërgjigjen e saj.

 

Reagimi i Klodiana Toptanit

 

E surprizuar nga  kunderpergjigjia e disa pretenduesve…

Te jesh pretendues nuk do te thote te jesh pronar. Te fyesh per mashtrim e sidomos te marresh persiper te thuash  qe kam mashtruar Kryeministrine dhe KKT eshte dicka shume e rende e duhet te jesh I pergjegjshem per c’ka nxjerr nga goja.Te kerkosh pezullimin e lejes e cila eshte nje vendim kolegjial pa qene pronar do te thote nje guxim I madh ose papergjegjshmeri.Per te bere nje kerkese ,nje kunderpergjigje duhet ne rradhe te pare te vertetosh qe je pronar ,pra te kesh nje certificate pronesie.Keta njerez e kane pasur ndonjehere certificate pronesie per Kalane e Tiranes?Pra keta njerez nuk legjitimohen per asgje per sa kohe nuk jane pronar.

1-Vendimi nr 1973  dt 09.03.2015 eshte nje vendim i Gjykates se Shkalles se Pare Tirane  dhe nuk eshte nje Vendim I formes se Prere.Pretendentet nuk kane treguar qe ka dhe nje mendim pakice te kryesueses se ceshtjes znj.Manjola Bejleri ,e cila e ka shtjelluar shume qarte pse eshte kundra vendimit.Vendimi 1973 eshte nje vendim qe ka lene ne fuqi  kunderpadine, per vendimet e Komisjonit te Kthimit  te Pronave Nr.173 dt 20.12.1993 dhe Nr.827 dt 08.04.1996, te rrezuara me vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare 9955  dt 17.12.1996 dhe marre forme te prere ne dt 29.04.1997.Nje gje e rrezuar me vendim gjykate nuk mund te gjykohet me.Edhe ne kete gjyq eshte perdorur dokument I falsifikuar ,i cili eshte deklaruar I tille me vendimin 4068 dt 21.10.2002.Ky vendim ka marre forme te prere ne dt.05.11.2002.

2-Une nuk kam thene qe e ndjera znj.Sadete Toptani eshte gjyshja Ime.Ajo eshte gjyshja e Rajmond Toptanit e stergjyshja e femijeve te mi.

3-Sa i perket nr te shtepive ,ju kthej ne memorie pretendenduesve, qe  njera nga keto shtepi  nuk eshte fare ne emrin e familjes tone ,por ne emer te Znj.Lejla Libohova .Kete e ka nxjerre edhe Akti I Ekspertimit, te bere nga topografi ne gykimin e Shkalles se Pare.A mund te ekzekutohet nje vendim kur ne gjyq jane pale te tjera dhe shtepia po i merret familjes Libohova??

4-Ne 15.12.1942 eshte bere ndarja e pasurise nga te paret tane.E homolgue me Vendimin Nr.6 dt 03.05.1943 te  Gjykates Kolegjiale te Gjykates se Shkalles se Pare.Pra eshte nje gje e gjykuar.Nuk kuptoj cfare kerkojne keto njerez kur keto prona rrjedhin nga I ati I te ndjeres Sadete Toptani ?A mund te jesh pronare me kerkese lejeje ndertimi ku dhe ajo porte nuk eshte hapur kurre.Pronare te bejne dokumentat,te ben origjina e prones.Une disponoj dokumentat e origjines qe nga regjistri Perandorak I Kadastres Osmane I vitit 1983.

5-Persa i perket shtetezimit ,keto prona I jane shtetezuar Mehmet Ali Toptanit (babait te Rajmondit) me dekret ligjin Nr.801 dt 22.03.1950 ku ne fund te shtetezimit shkruhet origjina e pronave e cila I perket Sadete Toptanit  dhe  konfiskuar me vendim te Gjykates Ushtarake po babait te Rajmondit.Ka dhe nje Liste Anekse te Korigjimeve qe i eshte bere Dekret-Ligji 801 ku ne nr 21, ku thuhet: korigjohet nga Trashegimtaret e Zija Toptanit ,ne Mehmet Ali Toptani dhe bashkepjesetaret e vet. Çudi,gjithmone keta njerez bejne shkeputje dokumentacioni te institucioneve!

6-Udhezimi qe pretenduesit pretendojne, nuk ekziston ne asnje fletore zyrtare .I vetmi udhezim ka dale ne zbatim te ligjit 7514 dt 30.09.1991  eshte Udhezimi 16 dt 08.08.1992 i Ministrise se Ekonomise dhe Financave “Mbi kthimin dhe kompensimin e pasurive te konfiskuara ish te denuarve politike qe kane fituar pafajesi”  .Prona sipas tyre eshte kthyer njehere ne Maj e njehere ne Qershor.Cfare eshte me skandalozja te dyja keto shkresa kane te njejtin nr repertori te shkaravitur  dhe te njejten permbajtje. Keto njerez kane nxjerre nje vendim te Gjykates se Shkalles se Pare nr 1793 dr 09.03.2015 ku objekt padie eshte dokumenti 2380/1  I Komitetit Ekzekuiv i Rajonit nr 1 Tirane dt 21.06.1992(dite e diele) dhe sot Zija Vrioni thote qe dokumenti eshte I dt 12.05.1992.Atehere ne paskemi bere gjyq kot gjithe keto vite!Shikoni pak objektin e padise per cfare dokumenti flitet…Dokumentat qe jane perdorur nga keto njerez ne gjyq jane te fallsifikuara ,te cilat kane dale nga akti I ekspertimit te bere nga eksperti kriminalistik z.Valter Haxhiraj.Me shkresen e Arkivit Vendor Tirane me prot 107/1 dt 01.02.2017 citohet qe dokumenti 2380/1 I dt 21.06.1992 I Komitetit Ekzekutiv I Rajonit nr Tirane nuk  ekziston,Dokumenti 2380/1 i Komitetit Ekzekutiv I Rajonit nr 1 Tirane dt 12.05.1992 nuk ekziston dhe Akti I Dorezimit I dt.04.07.1992 nuk ekziston.Pretendentet shkruajne qe kjo prone i eshte dorezuar atyre por kjo gje nuk eshte e vertete .Kjo prone i eshte dorezuar Mehmetali Toptanit ne vitin 1993 nga Instituti i Monumenteve te Kultures qe ka pasur ne inventor kete prone.Me shkresen 83/1 dt 24.02.2016, vete Akademia e Shkencave kthen pergjigje qe Instituti i Monumenteve te Kultures nuk ka qene kurre ne varesi te Akademise.As prona per te  cilen keto pretendojne nuk ka qene kurre ne inventarin e Akademise se Shkencave .Dua te rikujtoj nje gje shume te rendesishme.Ne vitin 1992 Zija Vrioni etj I drejtohen Komitetit Ekzekutiv (sipas tij) por cuditerisht nuk kishte deshmi  trashegimie per Zija Toptanin.Si mund te kthehet nje prone pa deshmi trashegimie.Si jane legjitimuar keto njerez t’i drejtohen institucionit dhe si institucioni ka ditur kush kane qene  trashegimtaret e te ndjerit Z.Zija Toptani.Deshmite jane te mevonshme ne vite…Cudi!!!!!!!!

Persa i perket pjeses ku citohet qe: “Klodiana Toptani duhet te dije qe perpara ketyre fakteve nuk ka gjykate te beje te kunderten “, po i shpjegoj ketyre pretenduesve qe jo vetem qe asnjeri nga ne nuk mund te flase ne emer te Gjykates e te fakteve, por edhe duhet te jemi shume te kujdesshem kur urdherojme Kryeministrine dhe KKT, aq me teper kur nuk kane certificate pronesie e nuk jane pronare. Zot fali se nuk dinë cfare bëjnë!

 

box

Çfarë thanë më parë për “standard” trashëgimtarët e barkut të parë të Zija Toptanit

“Nuk kanë treguar se kanë humbur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës me Vendimin Nr. 1793, datë 09.03.2015.  Klodjana Toptani (Dibra), ka kërkuar Leje Ndërtimi për Pazarin e Vjetër. Aktualisht, për shtëpinë Nr.7 dhe Nr. 9, prona të cilat janë në emër të Zija Toptanit (Senator) kanë dokumenta të pakontestueshme. Ne kemi paraqitur në Gjykatë, dy dosje teknike të lejeve të ndërtimit në emër të Zija Bej Toptanit dhe jo vetëm kaq, por edhe inventarin e pasurisë të të ndjerit Zija Bej Toptani, ku nga Noteri Publik Jonuz Tafaj thuhet se: “erdha ne shtëpinë e të ndjerit Zija Bej Toptani e ndodhur në rrugën Italo Balbo Nr.7 (sot Rruga Murat Toptani) etj”. Ne kemi këto materiale në favor të argumenteve tona: 1. Situacioni dhe plan-vendosja e pronës së Zija Bej Toptanit; 2. Ekstrakte nga lnventari i Zija Bej Toptanit me vendndodhje tek shtëpia Nr. 7; 3. Kopertina e lejeve të ndërtimit ku është shkruar emri i Zija Bej Toptanit;  4. Dokumentin ku vetë Sadete Toptani thotë se ku është bërë kontravecioni është shtëpia e Zija Bej Toptanit”.

kadastra osmane

pergjigjia e Akademise se Shkencave

Pergjigjia e Arkivit Vendor

shtetezimi dhe lista anekse

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Keto prona ne qender te Tiranes dhe jo vetem nuk kane te bejne fare me toptanasit dhe as me fise te tjera te cilet kane vepruar me falsifikime qe nga koha e Essat Pash Toptanit qeverise zogiste dhe qeverive kuislinge..Themeluesit e Tiranes dhe pronare te shume godinave sipas meje jane familja Bali sipas radhes para rendese Mustafa-Ali-Ymer-Hysen- Ramazan-Beram- Zyhdi- Bajram.me mbiemrin Bali sot trashegimtaret mbajne mbiemrin Mulleti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here