Kapisyzi për ndarjen nga jeta të Guljem Radojës: Fillimisht pati një përmirësim, pastaj më njoftuan se ishte intubuar…

0
72

Drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi,deklaroi se Covid është i pabesë.

Kapisyzi në një intervistë në emisionin “Real Story”  foli edhe për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Guljem Radoja, duke thënë se kishte faktorë risku, e se duhet të kishte kuptuar sëmundjen në kohë.

“Gjendja e Guljem Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljemi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.

Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here