I futet me thikë në oborr, adoleshenti kap prej flokësh gruan në Tiranë: Më jep lekët

0
164

Një 16-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në kryeqytet për grabitje të mbetur në tentativë. Sipas policisë Xh.S. është futur me thikë në oborrin e shtëpisë së 34-vjeçares A.L. I maskuar me tutat në kokë, 16-vjeçari ka kapur për flokësh gruan dhe e ka kërcënuar për t’i marrë lekët.

 

 

Por, 34-vjeçarja është rrëzuar në tokë, dhe adoleshenti është larguar pa marrë gjë, njofton policia.  Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske

Njoftimi i policisë

Më datë 05.04.2017, u arrestua shtetasi Xh.S., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Iliria“, duke patur tutat në formë maske në kokë dhe thikë në duar, ka kapur për flokësh dhe ka kërcënuar për t’i marrë lekët, shtetasen A. L., 34 vjeçe, e cila po pastronte oborrin e shtëpisë së saj, por shtetasja A. L., është rrëzuar edhe shtetasi i arrestuar është larguar pa marrë gjë. Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan katër thika dhe një palë tuta ngjyrë e zezë në formë maske. Parashikuar nga Nenet 139-22 dhe 279/1Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here