Rama as nuk i përmend emrin Gledis Nanos, lavdëron Veliun: La fushat të pastra pa kanabis

0
98

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka folur këtë pasdite për luftën ndaj kultivimit të kanabisit teksa prezantonte drejtuesit e rinj të institucioneve policore. Kreu i qeverisë tha se ish-drejtori i Policisë, Ardi Veliu, e la fushën të pastër, ndërsa Gledis Nanon nuk e përmendi fare me emër.

“Është e papranueshme që të zbulohen në vitin 2022 parcela me kanabis, për të cilat u është thënë partnerëve tanë italianë, se pamjet e tyre me avionë janë të paqarta. Kanabisi i paligjshëm nuk duhet të ketë vend. Pavarësisht se drejtuesi i mëparshëm i policisë, jo ai që po zëvendësohet sot, e la fushën të pastër.”-tha Rama.

Teksa flet për punën që Policia e Shtetit ka bërë në vendin tonë, ai thotë se policët duhet të jenë mishërimi i ligjit dhe rregullave. Rama i ka fjalët e bukura për sy e faqe, dhe veprat i ka në dëm të çdo qytetari.

Kryeministri Edi Rama ka thënë në prezantimit e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Met Rrumbullaku, se numri i aksidenteve dhe vrasjeve në vendin tonë është ulur.

Por kreut të qeverisë duhet t’i kujtojmë se muaji gusht ka shënuar një bilanc lufte viktimash nga ngjarjet kriminale. E për disa prej tyre, mungesa e reagimit të Policisë së Shtetit ka rritur bilancet e këtyre ngjarjeve.

 

Mashtrim e propagandë nga kreu i qeverisë, i cili nuk ka luftuar aspak kundër kanabizimit të vendit, apo goditjen e grupeve kriminale. Droga vijon e mbillet dhe kontrabandohet.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here