E vërteta e Facebook…

0
358

Facebook është një rrjet social i cili lejon përdorues nga e gjithë bota të lidhen dhe të komunikojnë midis tyre , të përcjellin mendime , të shfaqin veten e tyre . Nëqofteëse do të egzistonte një organizat aq e fuqishme sa të kontrollonte miliona njerëz nga e gjithë bota padyshim do të zgjidhte Facebook si një nga mënyrat më të mira.

Direkt pasi jeni regjistruar , kontrolluesit e këtij rrjeti të madhe njihen me të dhënat tuaja, cfarë ju mendoni , cfarë bëni , me kë flisni dhe cfarë thoni. Dhe gjëja më absurde është se jeni pikërisht ju që jua thoni spontanisht . Shumë prej jush injorojnë se pas cdo ngjarjeje është një sistem i fuqishem që jo vetëm ju ka prodhuar por qe ju mban të ndarë nga njëri-tjetri duke krijuar tensione të ndryshme , që vret cdokënd që guxon tju zgjojë nga gjumi i thellë dhe duke zhvulluar tek ju ndjenjën e inferioritetit, moskomunikimit që përhapet si një epidemi në cdo cep të rrugëve.

Pasi keni luftuar për lirinë tuaj për demokraci, i keni mbijetuar bombës atomike , nazistëve dhe holokaustit sot jeni ju të cilët i dorëzoni privacin tuaj “gjarpërit të vjetër ”

Ai e di që jeni skllëverit e tij dhe mund të manipuloj mendjet tuaja të dobëta duke ju larguar cdo hëre dhe me shumë nga individualizmi .

E meta e shoqërisë tonë është se është bërë pjesë e një sistemi me vlera të rremë . Edhe ato pak kontakte reale që ju kan mbetur bazohen mbi tipe pune dhe oportunistë . Madje dhe Dashuria sot është bërë një kontrat e finalizuar për një rritje ekonomike sesa një ndjenjë brendshme .

POR në Facebook gjërat ndryshojn. Të gjithë papritur janë të lumtur, të gjithë duan të flasin për jetën e tyre kaq perfekte, që nuk e kane.Bëjnë gjithcka që në realitet për ta është e pamundur për shkak të një “diktaturë” !!/standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here