Aksidenti i ‘frikshëm’ në Itali/ Kush ishte shqiptarja që humbi jetën, nënë e një vajze

0
226

Gruaja që shihni në foto është Valeria Daci, 37-vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 19:45 në një autostradë të Catania-s.

 

 

‘Lurlo’ shkruan se punonte si pastiçiere në një lokal në Biancavilla, ndërsa punonjësit me të cilët ajo punonte ishin të fundit që e panë gjallë. Po ashtu, mësohet se Valeria ishte nënë e një vajze, ndërsa thuhet se punonte në Biancavilla prej një viti e gjysmë. Në aksident u përfshinë dy mjete, një “Ford Ka” dhe një “BMW”.

Si pasojë, një 27-vjeçar italian është plagosur rëndë. Mësohet se shqiptarja, e cila drejtonte makinën tip “Ford”, po shkonte për në Paterno, e për arsye ende të paqarta, në një kthesë, makina e shqiptares është përplasur fort kokë më kokë me BMW-në që lëvizte në drejtim të kundërt.

Mediat italiane raportojnë se përplasja ka qenë aq e fortë sa shqiptarja ka fluturuar nga makina dhe është përplasur në asfalt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here