Takimi/ Meta diskuton aktualitetin politik me Arvizun: Duhet dialog

0
172

Zyra për shtyp e Kuvendit ka zbardhur takimin 30 minutësh të kryeparlamentarit Ilir Meta me Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar Narkotik dhe Sundimit të Ligjit, Aleksandër Arvizu.

Në këtë vizitë, Arvizu shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.
Mësohet se kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

Meta është shprehur gjatë takimit se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit, duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.

Më herët, Arvizu dhe Lu patën një takim me kreun e Partisë Demokratike Basha në selinë blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here