Basha komenton darkën e Ramës dhe Metës dhe i quan “tregtarë”: Peshku është qelbur

0
202

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me darkën mes dy aleatëve të qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta. Nga ‘çadra e lirisë’ Basha mbajti po të njëjtën linjë me demokratët e tjerë, ndërsa ironizoi duke shtuar se ‘komentet për marakatën e peshkut merrini tek tregtarët e peshkut. Peshku është qelbur nga koka me kohë’.

 

 

Pavarësisht takimit që zhvilloi ditën e sotme me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe paraardhësin e tij Aleksandër Arvizu, duket se kreu i PD-së është i vendosur me qëndrimin e tij; largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike lideri i opozitës sulmoi kryeministrin Edi Rama se flet për vende të reja pune në një kohë që 200 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

“Në këtë shesh konfirmojmë vendimin e marrë me 18 shkurt. Por çdo ditë është e rëndësishme dhe e domosdoshme të kujtojmë arsyet e thella që e sollën Shqipërinë këtu. Arsyet e vërteta të këtij vendimi të paprecedent. Sot nga ky shesh, qytetarë të ndryshëm kanë folur për hallet. Secili gjen veten e vet tek disa nga problemet. Pyetjet më thelbësore, më esenciale, marrim të njëjtën përgjigje. A keni sot fuqi blerëse më të lartë? A e paguani energjinë elektrike më lirë? A e paguani faturën më të vogël të ujit? (Jo brohorasin protestuesit) Jo? Mendohuni mirë. (Mashtron bërtasin protestuesit) A thua mashtron? 200 vende të reja pune çdo ditë që kur kanë marrë pushtetin, këtë po u thotë shqiptarëve (Rama) 200 mijë shqiptarë të larguar nga shtëpitë e tyre janë 200 mijë tragjedi, drama. Emigracioni, largimi i shqiptarëve, rënia e fuqisë blerëse janë drama e përditshme, në Durës, Shkodër, Korçë, e anë e mbanë Shqipërisë. Edhe të djathtë edhe të majtë po trajtohen njësoj nga kjo qeveri. Të gjithë po humbin nga çeta e Ramës, e zhytur në krimin. E vërtetë është që kanë bërë shumë në këto 4 vite, kanë mbyllur shumë biznese, 27 mijë, kanë rritur energjinë. Sot rrezikojmë rikthimin e vizave për shqiptarëve, pasi jemi kthyer si ‘dele e zezë’ për Europën. “Jemi bërë shumë, do humbasim”, ironizon Ramën.

Do humbasim ministrat e korruptuar me në krye kryeministrin që është akuzuar se disponon qindra milionë euro që ka në bankë. Këta do të humbasin, pasi paratë do tu kthehen qytetarëve shqiptarë. Jam dakord me Edi Ramën: ‘Do të humbasësh shumë, do humbasësh gjithçka në Republikën e Re’. Republika e vjetër është sot banka e krimit që prodhon qindra milionë euro për Ramën, për një grusht oligarkësh. Me këto para paguajnë lobingje të pista, dhe blihet fjala e tyre në Europë. Sepse mos harroni, mos harroni, kjo është një qeveri e krimit. E vetmja garanci për këtë fitore epike, për gjithë qytetarët shqiptarë është bashkimi dhe qëndresa jonë deri në fitore. Unë garantoj sot përsëri çdo shqiptar, të djathtë e të majtë, me zotimin se këtë betejë nuk e kam për veten, për karrigen time, as për PD, por për fatin e çdo shqiptari të ndershëm.”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here