Valoni i tha të lerë këngën se nuk di të këndojë, Luana: Sa gjynah, sa mëllef që ke

Pas komentit të Valon Shehut në intervistën e tij për “Thumb”, ku këngëtari kosovar u shpreh se Luana nuk është këngëtare pasi nuk është e aftë të këndojë ‘live’ një këngë nga fillimi në fund, nuk ka vonuar edhe një reagim nga ana e prezantueses së “Pa Limit”.

Në një seri postimesh në Instagram, showgirl-i i ka komentuar fjalët e këngëtarit si produkt mllefi dhe urrejtjeje. “Sa mllef e urrejtje për njëri-tjetrin kemi. Sa vend i vogël jemi. Sa gjynah jemi,” shkruan Luana.

Duke marrë parasysh se kritika e Valonit nuk tingëllonte aspak armiqësore, përkundrazi këngëtari nuk ia hoqi meritat si artiste dhe prezantuese e zonja, po mendojmë se komenti i Luanës lidhet më shumë me mënyrën si është trajtuar deklarata e tij në rrjete sociale e portale dhe komentet që mund të ketë shkaktuar.

Valoni i tha të lerë këngën se nuk di të këndojë, Luana: Sa gjynah, sa mëllef që ke

Nëna nuk ka parë prej 7 vitesh

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko