Basha tek memoriali i ‘2 prillit’: Mirënjohje heronjve të demokracisë

0
176

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë tek memoriali i ‘2 Prillit’ në Shkodër. Basha tha se i janë mirënjohës përjetë 4 heronjve të demokracisë, të cilët luftuan për lirinë. Basha u shpreh se sot kemi një politike te rinovuar me krimin dhe janë edhe sot ata që përgjaken Shkodrën përpara 26 vitesh.

 

 

“Mirënjohje përjetë për 4 heronjtë e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, që 26 vite me pare luftuan për lirinë me çmimin me të madh, me jetën e tyre. Shqipëria dhe shqiptaret krenohen për çdo here me Shkodrën. Asnjëherë nuk ka qenë me aktuale sakrifica e 2 prillit se sot. Asnjëherë nuk ka qene me e kërcënuar demokracia. Sot kemi një politike të rinovuar me krimin dhe janë edhe sot ata qe përgjaken Shkodrën përpara 26 vitesh. Me duket e përshtatshme që të përsëris sot se deri në fitoren e betejës me 18 shkurt. Zotimi ynë është zgjedhje të lira dhe të ndershme të standardit evropian. Marrëzia duhet dhe do të marre fund”- tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here