Publikohet sondazhi, 96.90% e shqiptarëve për Shqipëri të Bashkuar, kundër 1.95% (FOTO)

0
638

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, ka prezantuar rezultatet e matjes së opinionit publik rreth aspiratës për bashkim kombëtar. Në këtë sondazh qytetarët nga gjitha trojet shqiptare janë pyetur se “Në qoftë se sot do të zhvillohej një referendum për bashkim kombëtar, cila do të ishte përgjigja juaj?” Në bazë të rezultateve të sondazhit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, rezulton se për Shqipëri të Bashkuar do të votonin 96.90%, kundër 1.90%, ndërsa të pavendosur janë 1.20%. Rezultatet nga ky sondazh, tregojnë qartë shqiptarët, në masë të madhe janë për bashkim kombëtar. Njëherit, këto rezultate tregojnë qartë, se vullneti i shqiptarëve është i pa përfaqësuar në skenën politike shqiptare.

Përderisa, shumica e partive politike shqiptare po orvaten, që kërkesat për bashkim kombëtar t’i mbajnë sa më larg institucioneve shtetërore, qytetarët janë më të bindur se kurrë për jetësimin e aspiratës së natyrshme për bashkim kombëtar”, deklaroi Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

“Ky rezultat është i saktë 95 për qind, ndërsa janë angazhuar 18 anketues bashkë me 6 ekipe mbikëqyrëse në gjitha hapësirat e Shqipërisë së Bashkuar, për të siguruar cilësinë e procesit të intervistimit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar./Shqipëria e Bashkuar.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here