Aksidentoi kalimtarin në Institut, policia ndjek “Range Rover”-in në rrugët e Tiranës si nëpër filma

0
164

Një tjetër aksident ka ndodhur pranë Institutit Bujqësor në Kamëz ku një mjet “Range Rover” ka përplasur një kalimtar. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë në rrugë të plagosurin.

 

 

Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta kapë pranë Unazës së Re në kryeqytet, disa minuta më vonë. Kur është ndaluar nga policia, drejtuesi i mjetit E. Gj. ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit.

Pas kontrollit të mjetit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike. Policia e ka arrestuar në flagrancë ndërsa i aksidentuari mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here