Kush po i përgjon politikanët në mënyrë të paligjshme? Gazetari hedh dritë mbi punën e Izraelitit

0
259

Janë minimalisht dy pajisje përgjuese në Shqipëri dhe se përdoren nga forca politike për të përgjuar kundërshtarët.

artan-hoxha-per-baliliun

Këto deklarata janë bërë nga gazetari Artan Hoxha i ftuar në rubrikën Opinion në “News24”.

Ai ndër të tjera tha duke iu referuar pajisjes që zbulon çimkat përgjuese të izraelitit të ndaluar në Rinas disa ditë më parë, se ai ka ardhur me pajisjen më të lirë të mundshme.

Sipas Hoxhës pajisja ka vlerë 18 mijë euro, është blerë jashtë shtetit dhe është përdorur për trajnim në Shqipëri.

Sipas Hoxhës, ka shumë mundësi që pjesë e punës së izrealitit që zbulon “çimka” të jetë bërë edhe një hotel në zemër të Bllokut, ku takohen politikanë e biznesmenë. Gazetari jep alarmin se kohët e fundit në vend po shtohen përgjimet e paligjshme dhe se kjo nuk është një situatë normale.

“Tom Doshi e ka kontaktuar pas dyshimeve se në automjet ka pasur dyshime që mund t’i jetë vendosur përgjues dhe tjetra është zyra e tij, pasi ai drejton kompaninë më të madhe farmaceutike në vend. Për të qenë i sigurt se ambientet janë të pastra, pra nuk ka përgjues ambientalë, ai ka punësuar izraelitin. Nuk i dimë rezultatet, e ka kontaktuar edhe para 3 muajsh, kjo është hera e dytë që vjen i kontaktuar nga Tom Doshi, dy herët e tjera nuk ka thënë për kë ka ardhur. Por mund t’ju them se janë kontrolluar edhe ambientet në zonën e Bllokut, është një hotel në zemër të Bllokut, qëndrojnë politikanë e biznesmenë, kryejnë biseda me personazhe të ndryshme. Është kontrolluar ky ambient dhe dy tre ambiente të tjera se kanë pasur dyshime që po përgjohen jo nga shërbime zyrtare të ligjshme, por që po përgjohen në mënyrë të paligjshme. Ky panik, ky alert dëshmon që jemi në një situatë që nuk duket fare normale”.

vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here