Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryetarit të PD Lulzim Basha në lidhje me njohjen e diplomave shqiptare në Serbi.
Në një postim në Twitter, Kryeministri shkruan se njohja e tyre ka përfunduar në bazë të një marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë serbe.
“Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë LulëzimAman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht”, shkruan Rama.
Ndërkohë, Basha priti sot në çadrën e opozitës disa shqiptarë të Luginës së Preshevësdhe deklaroi se Kryeministri i ka gënjyer për premtimet që u ka dhënë, mes të cilave edhe për njohjen e diplomave shqiptare.