Disa bimë mjekësore kanë edhe efekte negative që duhet t’i dimë patjetër

0
636

Duket se edhe me konsumin e bimëve medicinale kërkohet kujdes. Shumica e bimëve janë të padëmshme, por duhet të jeni të kujdesshëm në qoftë se keni probleme të caktuara mjekësore ose merrni medikamente të caktuara.

Bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni ndonjë prej këtyre bimëve:

Kantarioni

Kjo shtojcë popullore bimore shpesh përdoret për depresion, ankth dhe gjumë më të mirë. Ajo mund të shkaktojë efekte anësore të tilla si dhimbje koke, vjellje, marramendje dhe gojën e thatë. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme nëse merret në kombinim me medikamente të caktuara për zemrën, ilaqet kundër depresionit dhe pilulat e kontrollit të lindjes. Kantarioni duhet të shmanget në rastin e kimioterapisë, sepse mund të zvogëlojë efektet e saj.

Kafeja

Kafeja mund të prishië gjumin dhe stimulon ankthin. Përveç kësaj mund të çojë në dëmtim të mëlçisë. Pra, shmangni kafenë në qoftë se keni probleme të mëlçisë ose probleme në veshka, derisa pini alkool ose pilula gjumi.

Ginko biloba

Ginkgo biloba ka efekt pozitiv në memorie, qarkullimin dhe funksionin mendor. Megjithatë, kjo bimë në raste të rralla mund të shkaktojë gjakderdhje, e cila është veçanërisht e rrezikshme nëse jeni duke marrë tëhollues të gjakut.

Xhenxhefili

Xhenxhefili lehëson mundimin në stomak pas operacionit ose kimioterapsë, ndërsa përdoret për trajtimin e artritit dhe sëmundjeve të tjera të nyjeve. Por, xhenxhefili mund të shkaktojë probleme me koagulimin e gjakut, të çrregullojë rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak. Xhenxhefili nuk duhet të merret në qoftë se ju keni gurë të tëmthit, ose probleme me mpiksjen e gjakut.

Aloe Vera

Aplikimi në lëkurë mund të zvogëlojë djegiet, shëron plagët dhe përmirëson humorin. Nëse merret nëpërmjet gojës, aloe vera mund të çrregullojë funksioninimin e zemrës dhe të ulë nivelin e sheqerit në gjak nëse keni diabet.

Xhenseni

Xhenseni thuhet se ngadalëson plakjen. Përveç kësaj ndihmon personat me diabet, forcon sistemin imunitar dhe rrit epshin. Kjo bimë shkakton probleme te njerëzit me diabet, sepse mund të shkaktojë rënie të tepërt të sheqerit në gjak. Ju gjithashtu duhet ta shmangni atë nëse keni tension të lartë të gjakut ose probleme me mpiksjen e gjakut.

Hudhra

Hudhra është provuar se bën uljen e presionit të gjakut dhe nivelit të kolesterolit, ndërsa mund të kuroje simptomat e ftohjes. Ajo gjithashtu tëhollon gjakun kështu që ju duhet ta shmangni atë nëse jeni duke marrë tëhollues të gjakut.

Jamballi (Glycyrrhiza glabra)

Disa njerëz e përdorin atë për të trajtuar kollitjen, ulçerat në stomak, bronkitin, infeksionet dhe dhimbjet e fytit. Jamballi mund të rrisë presionin e gjakut dhe çrregullon ritmin e zemrës, prandaj merreni atë me kujdes nëse keni probleme me zemrën. Kjo bimë mund të shkaktojë probleme për njerëzit që kanë probleme në veshka.

Hithi

Hithi është i dobishëm kundër alergjive, zbokthit, artritit, gurëve në veshka dhe infeksionet e traktit urinar. Por hithi mund të mbajë ujin në trup, prandaj duhet të shmanget nga njerëzit me probleme të zemrës apo problemet e veshkave si dhe ata që marrin diuretikë.

Krizantema

Preparati bimor i krizantemës zakonisht përdoret për të parandaluar migrenën, artritin dhe alergjitë. Krizantema përmban kalium dhe fosfor, kështu që njerëzit me sëmundje të veshkave duhet ta shmangin atë. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë probleme me mpiksjen e gjakut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here