A thua do t’i kemi të gjitha përgjigjet më 18 qershor?

0
206

Dr. Ndriçim  Mehmeti

Prej më se 6 muajsh e deri më sot kur temperaturat e politikës sa shkojnë e rritet, qeveria dhe qeveritarët, kanë pasur si reagim ndaj çdo pyetje për punën e saj: “Përgjigjen do ta merrni në 18 qershor. Ndonëse në vetvete dyshoj nëse do të ketë përgjigje më 18 qershor, gjithsesi jam i shtrënguar të bëjë një pyetje naive:

A thua do t’i kemi të gjitha përgjigjet më 18 qershor?

Duke marrë në konsideratë vetëm ato që ka premtuar Partia Socialiste dhe koalicioni qeverisës në fuqi, un po ndoshta edhe shuam si unë kërkojnë të dinë dhe të marrin përgjigjen e munguar prej 4 vjetësh në 18 qershor për shumë çështje. Le ta fillojmë nga arsimi:

A do të na japi kush një përgjigje, se përse nga 5%  e GDP, që u premtua prej qeverisë, se do të shpenzohej për arsimin, buxheti faktik është 2.89 % (ku përfshihet arsimi para universitar+arsimi profesional+arsimi i lartë+kërkimi shkencor)? Përse nga 200 shkolla të reja që u premtuan nga qeveria, kemi vetëm 4 të tilla? Si ka mundësi që prej 2013 e deri në mars të 2014, mësuesve as nuk ju rrit paga dhe as nuk morën asnjë shpërblim? Si shpjegohet që nuk flitet më për projekte të tilla, të lançuara me bujë të madhe si: “Një ministër një shkollë”, “digjitalizimi i arsimit”, “shkolla komunitare”, “trajnimi i mësuesve me buxhetin e shtetit”, “përfundimi në dhjetor të 2015 i akreditimit të gjithë institucioneve të arsimit të lartë publik e privat” etj? Kush do të na thotë më 18 qershor se përse shkolla është kthyer në mjedisin ku nxënësit dënden me marijuanë, konsumojnë kokainë dhe heroinë (sipas të dhënave të marra nga Policia e Shtetit)?  Cili do të përgjigjet sesi ka mundësi, që arsimi u kthye në strehë e njerëzve të dënuar dhe që u emëruan nga postet më të larta deri në mësues? Si do të përgjigjen më 18 qershor për tekstet shkollore, që ju dhanë klientëve të qeverisë dhe për librat e drejtuesve të lartë të MAS, që u shitën shkollë më shkollë e mësues më mësues, për të mbushur xhepat dhe stomakun e pangopur të tyre? Çfarë do të na thonë për dhunën që ka kapluar arsimin nga fillorja në universitet? Pse u rritën tarifat e universiteteve? Si ka mundësi që pas më shuam se 18 muajsh nuk kemi asnjë akt nënligjor në zbatim të ligjit të arsimit të lartë?

Le të vijojmë me shëndetësinë:

Kush nuk do të na shpjegojë pse nuk u realizua gënjeshtra më e madhe e premtuar ndonjëherë në demokraci: Shëndetësia falas? Si u katandisën maternitetet nga spitale lindje në spitale vdekjeje të foshnjave dhe nënave? Përse nuk ka ilaçe për të sëmurët në repartin onkologjik dhe në tërësi? Si mund të marrësh ndihmën e shpejtë në urgjencën e kardiologjisë, duke u ulur në një karrige metalike? Pse dështoi me sukses ketchup (chek-up) dhe ku shkuan milionat e tjera koncesion? Pse korrupsion ndër bluzat e bardha u rrit në mënyrë galopante dhe askush nuk thotë asnjë fjalë?

Po për rendin publik, a do të kemi ndonjëherë përgjigje:

Si është e mundur të vritet në mes të ditës një bankier dhe sot pas më shumë se dy vjetësh, askush nuk ka një përgjigje? Ku përfunduan lekët e grabitura, në tenxheret e oborrit të fakirëve apo në xhepat e njerëzve me kostum e kollare? Kush e kanalizoi Shqipërinë dhe ku shkojnë lekët e fituara nga ky aktivitet kriminal? Si u shtuan dhe u shumuan bandat, grabitjet, vrasjet, përdhunimet, dhuna në familje rrugë dhe gjithkund dhe askush nuk mban asnjë përgjegjësi, qoftë edhe morale?

Turizmi me të cilin kaq shumë është dashuruar qeveri, ka përfunduar në shifra e përqindje.

Por mbrapa këtyre sukseseve imagjinare, të gjithë kërkojmë përgjigjen e disa pyetjeve në 18 qershor. Sa është përmirësuar infrastruktura rrugore për të lehtësuar turizmin? Çfarë u bë me projektin e famshëm të Lungomares, transballkaniken, baypass-in Levan-Vlorë etj?  Cili është roli i Agjencisë së Turizmit, të marri pjesë vetëm në panaire, apo të hartoj politika e strategji për të ardhmen e turizmit? Si ka mundësi që kërkojmë turizëm, duke operuar vetëm me një aeroport ndërkombëtar? Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore prej Durrësit e në çdo cep të Shqipërisë?

Çfarë përgjigjesh do të kemi më 18 qershor nga super institucion që quhet Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë?

A do të marrim një informacion sesi u hoqën nga skema e pageses se asistences sociale dhjetëra e qindra njerëz dhe tani janë nën kufirin zyrtar të varfërisë? Si kaloi pushteti nga baba tek i biri në Insttiutin e të Përnjkeurve Politik, që në fakt është kthyer në Instituin e Shërbimeve Qeveriatre? Pse disa përfitojjnë nga 6 këste dhe të therët nuk kanë marrë të dytin? Sa shkolla të reja profesionale janë hapur, sa është numri i nxënësve, sa laboratorë të rinj janë në dispozicion të arsimit profesional? Cilat janë politikat për rininë, përveç atyre të emigrimit dhe largimit masiv nga vendi?Kush do të dalë të na japi përgjigje për këtë super ministri, Erioni nga Bashkia apo Blendi nga Kuçova, se Olta nuk ka për t’u ambientuar dot me zyrën për muajt që kanë mbetur?

Infrastruktura

Sa metra rrugë të reja (jo kilometra) janë shtruar prej qershorit 2013 e deri më tani? Si u harruan premtimet për rrugën e Arbrit, përfundimin me standarde të rrugës së Elbasanit, e plot e plot të tjera? Tani kemi vetëm një lajm, u gjend kredia për të përfunduar rrugën Tiranë-Elbasan në një korsi në qershor (prag zgjedhje) dhe tërësisht në shtator, po se të kujt viti nuk dihet.

Çfarë përgjigjesh do të kemi më 18 qershor dhe çfarë presim realisht?

Nëse shkojmë sipas logjikës së hierarkëve të PS, më 18 qershor ata presin që populli t’i fronëzoj e të harroj gjithçka nga gjëmat dhe bëmat e tyre. Ata presin të grumbullojnë shuplakat për të dërrmuar armikun e vetëm që është opozita. Ndërsa njerëzit e thjeshtë ma do mendja se presin një zgjidhje, për vete, fëmijët e tyre, për dinjitet e nëpërkëmbur, presin përparimin e këtij vendi që ka hyrë e nuk po del dot nga tranzicioni prej vitesh. Nuk besoj se dikush pret të superpasuroj ca hajdutë që quhen ministra, të fuqizojë krimin e rrugës, të legalizojë kanabisin si mundësia e vetme ekonomike dhe të zhvati edhe pikën e fundit të djersës dhe gjakut të njerëzve.

Unë të paktën besoj se ne ende jemi një shoqëri me vlera,  për t’i kthyer reston antivlerave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here