Meta në inagurimin e shkollës “Kongresi i Lushnjes”: Ja pse lali Eri nuk ju solli fiq

0
481

Në inaugurimin e rikonstruksionit të shkollës “Kongresi i Lushnjes” kryebashkiaku Erion Veliaj është kujdesur të ketë me vete ministren e Arsimit Lindita Nikolla, por edhe kryeparlamentarin Ilir Meta, për të cilin ishte një rikthim në shkollën ku kishte studiuar.

Kreu i Kuvendit nuk i ka kursyer falenderimet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ka gjetur edhe një mënyrë për t’i bërë të gjithë nxënësit të qeshin. Përmes një batute me fiqtë, Meta iu bëri një premtim nxënësve.

“Dua të falenderoj Lai Erin për kujdesin që tregoi për shkollën Kongresi i Lushnjes. disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe i kërkuan fiq, tani unë ju siguroj se kur t’i merrni të gjitha 10-ta, do vijnë edhe fiqtë këtu, do vijmë edhe ne t’ju urojmë e përgëzojmë”, – tha ai.

Ndërsa Veliaj nga ana e tij u shpreh se pavarësisht përkatësive politike apo debateve të ditës, e rëndësishme është që interesi i qytetarëve të triumfojë gjithmonë, ashtu si edhe në rastin e ndërtimit të kësaj shkolle, e cila do t’u shërbejë të gjithë fëmijëve që vazhdojnë mësimet në të. Ai theksoi se në modelin e ndjekur në këtë shkollë do të vijojnë të transformohen dhe të ndërtohen edhe shkolla të reja në Tiranë për të arritur plotësimin e qëllimit që në kryeqytet të mos ketë më shkolla me dy turne.

“Besoj që në këtë frymë të konsensusit, të bashkëpunimit, të punës për të mirën e përbashkët, të frymës e cila prodhon rezultate konkrete për të gjithë qytetarët, do të vazhdojmë jo vetëm në këtë shkollë, por në të gjithë shkollat e Tiranës. Ne i kemi paraqitur një propozim qeverisë shqiptare, qeverisë së koalicionit tonë, që në këtë frymë të vazhdojmë me shkolla të tjera”, theksoi Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here