Ky djalë i ftoi miqtë në ditëlindjen e tij dhe askush nuk erdhi, arsyeja do t’ju tërbojë

0
244

Festat e ditëlindjeve janë festa që shumë fëmijë mezi i presin, si në rastin e Gerald Hamilton. Kur ai do të mbushte 9-vjeç, ftoi 30 shokët dhe shoqet e shkollës dhe së bashku me familjen e tij rregulluan çdo gjë.

Dita e madhe më në fund mbërriti, por një situatë e çuditshme doli: nga 12 fëmijët të cilët kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, askush nuk u paraqit në festë. Asnjë.

Nëna e djalit i telefonoi të ftuarit për t’i pyetur se pse nuk erdhën, ndërsa përgjigja e tyre e habiti.

Për shkak të operacioneve të shumta në kafkë që ka pësuar që nga fëmijëria, Gerald përjeton një vonesë të vogël në zhvillimin e të mësuarit, diçka që prindërit e miqtë e tij e konsiderojnë si një pengesë që të lidhen me të.

Dy ditë nga ngjarja e trishtuar, gjyshja e djalit, Amelia Lara, e dinte se çfarë ndodhi dhe ishte e zemëruar. Ajo vendosi të publikojë atë që ndodhi në rrjetet sociale dhe ka kërkuar mbështetjen e popullit nëpërmjet letrave të  ditëlindjes për nipin e saj.

Kam nevojë të shfryhem. Nipi im im i cili është në klasë të dytë ka bërë të paktën pesë operacione për zgjerimin e kafkës, ndoshta kjo e veçon atë nga shokët e tjerë. Nëna  e tij mori 30 ftesa kur ai kishte ditëlindjen për t’ua dërguar miqve të tij, u përgatitëm shumë mirë dhe 12 thanë se do vinin. Askush nuk erdhi, kur vajza ime mori në telefon një prind të një djali u shpreh: “Fëmija im nuk do vijë tek djali jot se ai është shumë ndryshe”. Sa e trishtueshme, vetëm 9 vjeç dhe dëshiron të ketë miq, dëshiron të luajë, por askush nuk erdhi… misioni im është të marr sa më shumë letra. Ju mund të m’i dërgoni dhe do t’ia jap djalit”, shkroi Amelia Lara në profilin e saj.

Mesazhi shkoi viral dhe Gerald ka marrë dhurata nga njerëz nga e gjithë bota, madje edhe një festë  të papritur të organizuar nga këshilli i qytetit, ku mori dhurata dhe një vizitë nga një qen policie.

Unë kam qenë shumë i trishtuar atë ditë, por tani jam shumë i lumtur”, është shprehur Gerald.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here