Fushata elektorale, Meta takim me shqiptarët në Londër

0
297

Kryetari i Kuvedit Ilir Meta ka konfirmuar takimin e tij në 24 mars në orën 7 pasdite në Londër, me komunitetin e shqiptarëve aty.

Ky është takimi i parë i këtij formati në diasporën shqiptare, dhe kryeparlamentari, sipas informacioneve paraprake, do të ketë ndër kërkesat kryesore të tij, marrjen e mendimit të shqiptarëve që jetojnë në Londër, por edhe më gjerë, sesi mund të përfshijnë kërkesat e tyre brenda programit elektoral të kësaj force politike.

Çështja më me rëndësi për tu diskutuar është vota e emigrantëve. Edhe pse duket se për zgjedhjet parlamentare të këtij viti nuk do të mund të realizohet, debatet dhe diskutimet pritet të marrin një përgjigje nga kryeparlamentari. Ndër të tjera, politikat sociale ekonomike si dhe arsimi I të rinjve, një subjekt që LSI po e përkrah me forcë, do të jenë gjithashtu tema të diskutimit me komunitetin shqiptar në Londër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here