Emocionuese/ Ja si reagon i fejuari (paraplegjik), pasi merr lajmin se do të bëhet baba

0
275

Todd Krieger dhe Amanda Diesen u fejuan dhe morën lajmin e shtatzënisë në të njëjtën ditë – por ka shumë më shumë për të festuar për këtë çift, i cili, në një mënyrë a një tjetër, kanë thyer “parashikimet” për të arritur në këtë pikë.

Amanda, dikur terapiste në një qendër rikuperimi për të paralizuarit, u njoh me Todd në Kaliforni, në tetor të vitit 2015, një vit pasi ai ishte rrëzuar me biçikletë – aksidenti që i mbylli karrierën në motokros duke e lënë të paralizuar. Dyshja filluan të ndjejnë për njëri-tjetrin gjatë kohës së qëndrimit në qendrën e trajtimeve, derisa një ditë Todd vendosi ta tregonte hapur dashurinë që kishte për terapisten e tij. Ai u kthye në shtëpi, në Ohajo, dhe ajo ndryshoi shtet për të qenë më afër tij

Edhe pse çifti është përballur me një luftë të gjatë, një foto adhuruese i ka zbuluar të gjitha. Është ajo që tregon se janë duke pritur fëmijën e parë: “Mjekët na thanë se do të ishte gati e pamundur një shtatzëni e natyrshme për shkak të lëndimit të Todd, por ja ku jemi, 14 javëshe shtatzënë”,- tregoi Amanda për një faqe interneti, në të cilën njerëzit mund të votojnë që ata të dy të fitojnë martesën e ëndrrave.

Fotoja e ëmbël e lajmit ndërsa Amanda është duke mbajtur në dorë ekon është bërë virale dhe ka fituar edhe më shumë vota. Ndoshta ne nuk mund të ndihmojmë dot, por mund ta shijojmë përmes këtyre fotove dashurinë e tyre të pastër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here