Meta në Fier: Për LSI-në të rinjtë janë të parët

0
246

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit ku vlerësoi edhe një herë tjetër rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë dhe në vendimmarrje, duke theksuar se “për LSI-në të rinjtë janë të parët”.

Meta rikonfirmoi mbështetjen e tij dhe të LSI-së për nxitjen e politikave rinore, shtimin e mundësive të punësimit duke nxitur sipërmarrjet rinore dhe punësimin e të rinjve.

Duke theksuar rëndësinë e formimit profesional për brezin e ri, Meta vuri në dukje rëndësinë për punë më të mirëpaguara për të rinjtë, si edhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre. Gjithashtu, Kryetari i LSI-së përshëndeti nismën për të organizuar aktivitete që ndihmojnë të rinjtë për t’u socializuar dhe për të shkëmbyer eksperienca rinore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here