DENONCIMI/ “Vlora si ajo molla, e kuqe nga jashtë dhe e kalbur brenda”

0
513

Problemet e infrastrukturës nuk mund të shmangen sa hap e mbyll sytë, me ndërrimin e qeverive apo në mandatin e parë të një pushtetari, ama të mos vihen re edhe pas dy vitesh punë në një bashki, kjo do të thotë që kreu i bashkisë ka fjetur gjumë dhe ndoshta nuk duhet të jetë në atë pozicion që është.

Të paktën kështu mendojnë disa qytetarë vlonjatë, të cilët kanë ngelur të zhgënjyer nga Dritan Leli. Një zonjë ka shkruar në redaksinë tonë dhe kërkon që të shikojë në të mirë të saj një punë të bërë nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Ajo ankohet se rruga në lagjen e saj, e cila është edhe një prej lagjeve më të vjetra të qytetit, është copë-copë. Në të nuk është vënë dorë prej një kohe shumë të gjatë, por veç kësaj, problem ngelet edhe shtrimi i rrugës kryesore, i cili, sipas zonjës, është bërë jashtë të gjitha standardeve, duke marrë parasysh problematikën që ka zona.

Do tu lutesha shumë ti publikonit keto foto. Ndodhemi në një nga lagjet më të vjetra të qytetit të Vlorës, pranë Poliklinikës dhe përballë me bustin e Avni Rustemit. Zoti Dritan Leli nuk e ka marrë ndonjëherë mundimin të vijë dhe ta shikojë këtë lagje. Po shtrojnë rrugën kryesore, por kanë harruar të bëjnë llogari se ku do të shkojnë ujërat e shirave që vijnë nga kodra e Kuzum Babasë. Shiu i parë që do të bjerë do ta prishë menjëherë asfaltin e sapo shtruar. Mbjellin pemë e nuk kanë fonde për të shtruar rrugicën e lagjes tonë, e cila është në gjendje të mjerueshme, ku ujërat e zeza janë bashkuar me ato të  bardha. I themi zotit Leli  që ta kthejë kokën majtas e ta shikojë një herë se qyteti i Vlorës është si puna e asaj mollës, e kuqe nga jashtë dhe e kalbur nga brenda”, – shkruan zonja për JOQ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here