Debati për “filmat e diktaturës” Bilal Kola: Filmat janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës

0
134

Ditët e fundit është hapur debati në opinionin publik për transmetimin apo jo të filmave komunistë. Ju çfarë qëndrimi mbani lidhur me këtëçështje?

Së pari unë kam mbajtur një qëndrim institucional, por përpara se të zhvillohej debati. I kam adresuar AMA-s një një shkresë që filmat e tillë bien ndesh me frymën dhe gërmën e Kushtetutës. Nuk është çështje pëlqyshmërie, nëse na pëlqen apo nuk ka pëlqen. Dhe të them të drejtën mua më pëlqejnë disa prej tyre dhe më duken komedi të papara, pavarësisht se nuk janë komedi. Ata filma janë disinformim publik , shtrembërim absolut i fakteve historike dhe në një farë mënyrë cënojnë integritetin dhe dinjtetin e një grupi të caktuar të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo e fundit është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës. Në këtë kontekst do ishte më mirë që një pjesë e tyre të mos transmetohen fare, gjithmonë ata që cënojnë integritetin e njeriut. Do ishte e mira që këtyre t’iu vendoset një pullë që bëhet fjalë për një mesazh që nuk ka fare lidhje me realitetin dhe është një transformim i fakteve historike.
Çfarë problemi shkakton transmetimi i këtyre filmave tek të rinjtë dhe si mund të menaxhohet shfaqja e tyre?

Ata që kanë përjetuar komunizmin e dinë shumë mirë që nuk është vërtet ashtu siç jepet në këto filma, por thjesht i rikujtojnë në formën e komedisë atë realitet makabër. Por ama të rinjtë duke parë këto lloj-lloj idiotësira mendojnë se realisht ka qenë ashtu periudha e komunizmit. Që këtu janë vrarë më shumë gjermanë se në çdo vend tjetër , ndërkohë me ato që di unë janë rreth 130 gjermanë që kanë vdekur në Shqipëri kjo gjë është gallatë, por dhe qesharake. Kështu që mendoj se duhet të vendoset me ligj një pullë e cila mund të lexohet me zë për ata persona që nuk mund të shohin dot, por dhe në formë shkrimi, që të bëhët e qartë për publikun se flitet për transformim të fakteve dhe nuk transmeton realitetin e asaj periudhe siç ka qenë. Të bëhet një tipologji pulle për tipologjira të ndryshme filmash, që të paraprijnë transmetimin e një filmi të caktuar. Por disa prej tyre duhet të ndalohen kategorikisht sepse janë shumë lëndues për një pjesë të popullatës, por bien dhe ndesh me Kushtetutën. Kështu që duhet të rregullohen me një ligj të posaçëm.

Ju përmendet që i keni dërguar një shkresë AMA-s, keni marrë një përgjigje nga ajo?
Përgjigje me shkrim se kemi marrë, por kemi bër një takim ku na thanë që e mirëkupton kërkesën tonë. AMA na garantoi që në qoftë se kjo gjë do të pasqyrohet në një nismë parlamentare, atëherë ky institucion do të jetë në krahun tonë. Kjo është një bidsedë që është bërë me drejtorin e AMA-s, dhe na dhanë të drejtë në parim, por na thanë që i kanë duart të lidhura pasi nuk mund të ndalojnë filmat pa pasur një rregullim të posaçëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here