Presidenti njofton daljen ne konference shtypi ne oren 18.00, nje event politik qe pritet te shpjegoje qendrimin e kreut te shtetit per dekretimin e ministrave te rinj, Fatmir Xhafes ne veçanti dhe krizes politike ne vend.Dalja e kreut te shtetit para mediave eshte e para per vitin 2017 qe shenon edhe fundin e mandatit te Nishanit.
Hera e fundit kur Nishani doli para mediave ishte ne fund te korrikut 2016 ku foli per shqetesimet e tij mbi nisjen e zbatimit te reformes ne drejtesi per Keshillin e Emerimeve ne Drejtesi. Nga deklarata sot e Nishanit do te varen shume nga levizjet politike te Rames ne ditet ne vijim