Plagosja e dy vëllezërve në Bathore, humb jetën njëri prej tyre

0
352

Zbardhet ngjarja në Bathore, sherri mes adoleshentëve përfundoi në vrasje. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur në këto rrethana:

Shtetasit K. P. dhe L.C, janë konfliktuar midis tyre për motive të dobëta. Në këtë konflikt janë përfshirë edhe shtetasit Aleksander Barlika, Altin Barlika (dajat e shtetasit K. P.) dhe Rasim C. (babai i L. C.), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta me njëri-tjetrin. Konflikt i cili më pas është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit, e më saktësisht, shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës kanë arrestuar:

Rasim C., 49 vjeç, banues në Tiranë.

 

L. C., 16 vjeç, banues në Tiranë.

 

Altin Barlika, 38 vjeç, banues në Tiranë.

 

K. P., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

 

– Një armë zjarri tip pistoletë TT, me një krëhër dhe 8 fishekë

– Nje armë gjahu e tipit çifte.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet 76, 76-22-25, 89, 278-1 dhe 300  të Kodit Penal./klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here