Zyrtari evropian flet nga Shkodra: Kanabisi problem në Shqipëri? Mund ta legalizoni

2
177

Anëtari i komitetit ekonomik dhe social të Evropës Ionuţ Sibian ka dhënë një zgjidhje të thjeshtë në dukje për problemin e kanabisit në Shqipëri. Në një aktivitet social të organizuar me nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër, Sibian i pyetur për çështjen e kanabisit në Shqipëri Sibian u shpreh se edhe në Shqipëri nëse është fenomen shqetësues, kanabisi mund të legalizohet ashti siç kanë bërë disa vende në Europë apo edhe SHBA. Diplomati rumun, tha se ky është një mendim i tij dhe jo se diskutohet në Bruksel kjo çështje.

I pyetur për situatën politike, Sibian deklaroi se Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE pa miratuar plotësisht reformën në drejtësi dhe pa luftuar korrupsionin. “Një mënyrë,- tha Sibian- apo një shembull i mirë janë edhe protestat masive që u bënë në Rumani dhe kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri për të dënuar të korruptuarit edhe në nivele të larta.

Nxënësit e shkollës “Jordan Misja” në Shkodër po takohen me Sibian, anëtar i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (KESE), për t’u përgatitur për “Evropa Juaj, Fjala Juaj”(EJFJ).

EJFJ është një asamble e të rinjve Evropianë, e cila mbledh së bashku 33 shkolla nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate, të debatojnë për të ardhmen e Evropës dhe do të zhvillohet në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian në Bruksel, në datat 30-31 Mars 2017.

Z. Ionut Sibian po punon me nxënës dhe një mësues në takimin paraprak në mars, për të përgatitur përgjigjet për disa pyetje kyçe që shqetësojnë Evropën këto kohë:
Përfitimet, arritjet dhe dështimet e Bashkimit Evropian;
Sfidat dhe mundësitë kundrejt Bashkimit Evropian;
E ardhmja e Evropës nga perspektiva e të rinjve Evropianë dhe çfarë mund të bëjnë ato për ta përmirësuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. E turpshme , e dhimbshme dhe mizore!
    Pasi kane mbushur vendin me helm per te vrare perfundimisht te ardhmen e vendit,rinine ,pasi e kane lene territorin te hapur per cdo trafik mafioz nga ajri,toka e deti,pasi kane siguruar llogarite ne bankat off shore ne bien , e ku :pikerisht ne Shkoder nje koke te dhime per te na treguar se shpetimi eshte legalizimi i kanabisit.
    Nje pyetje kam per ty Zoti…. i shitur! Sa te kane paguar per keto orientime alla mafia , alla serbia,alla rusia!
    Zoti i shitur! S,kane lind ala ata burra qe te na tregojne ne Shkoder se c,duhet te bejne ne shqipetaret! Keto ngjarje qe kane ndodhur gjate kesaj qeverisje te damkosur na kane mesuar ne qe jo cdo fjale qe ja vjen nga jashte, jo cdo ndihme qe na vjen nga jashte cofte edhe alla europiane , i kemi syte te hapur.Ne se ne nuk mblidhemi qe t,i rezistojme kesaj murtaje mbeturine komuniste qe dikur quhej “Njeriu i ri” sot quhet kontroll mbi njerezit keto horra do te pshurrin mbi trupat tane.Jane arrogante e plot ligesi,duan vetem kontroll mbi gjithcka qe te plotesojne cdo teke prej derrash te pangopur!
    Kjo e “shejta demokraci” i lejon gjithkuje te zgarravitet duke na dhene leksione prej te shiturish! Shporru nga vendi yne ,per shkodren s,je asgje me shume se nje qelbes,i shitur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here