Artur Zoto mbetet në burg, Apeli refuzon kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë

0
172

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili kërkoi zbutje të masës së sigurimit nga ajo me burg, në një më të lehtë.

Përmes avokatit të tij, ish-drejtori Artur Zoto i tha Gjykatës së Apelit se ai nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk ekziston mundësia që ai të largohet jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, avokati Theodhori Sollaku gjatë shqyrtimit të kërkesës përmendi se dëshmitari i mbrojtur nga shteti, Iliaz Labi, i cili ka rrëfyer kundër Zotos, nuk është i besueshëm pasi ai është i bashkëpandehur në proces.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i çmoi pretendimet si të paprovuara e për këtë arsye la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, arrest me burg. Artur zoto u arrestua për skandalin e tenderit me ushqimet e të burgosurve, aferë korruptive për të cilën ka përfunduar në burg edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iliaz Labi./ Tch/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here