‘Kryetari i PS ikën nga posti me gjithë makinën me vete, si pajë’

0
84

Kryeinspektori i Mjedisit në dhe Pyjeve në Korçë vazhdon të gëzojë privilegjet e dikurshme të pushtetit, pavarësisht se që nga 31 prilli 2020, institucioni ku punonte është shkrirë. Privilegj për  Ilirjan Hysenin, njëhërësh edhe kryetar i PS-së në Ersekë, është një makinë shtetërore “Hyndai”.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka prezantuar rastin si “një grimcë fare e vogël e partisë shtet. Ikën nga detyra, por veturën e merr si pajë! I takon, është kryetar i narkopartisë!” shprehet ai me ironi dhe sjell mesazhin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje.

Po qe keni ndonjë njeri në Ersekë, verifikojeni se kryetari i PS-së Ersekë, Ilirjan Hyseni, ka qënë i komanduar kryeinspektor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve Korçë deri ne datën 31.5.2020.

Aktualisht ky person nuk është më punonjës i Ministrisë së Mjedisit, pasi Inspektorati është shkrirë dhe kompetencat i kanë kaluar IKMT-së.

Por, zotëria në fjalë lëviz dhe mban makinën “ Hunday” e bardhë me targe AA 192JM në kundërshtim me çdo ligj.

Ju lutem, verifikojni me njerëzit tuaj, pasi e kanë bërë shtetin si privat. Respekte.
Inspektorati është shkrirë në datë 31.04.2020. Pra, ka dy muaj që përdor makinën e shtetit si të tijën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here