NewEurope: Saga e vilës së Vlahutin në Shqipëri nuk është mbyllur ende

0
726

Gazeta NewEurope e cila publikoi fillimisht skandalin e blerjes së vilës 1.6 milionë euro nga ambasadorja e BE Vlahutin ka rikthyer sërisht vëmendjen.

Në një tjetër artikull të titulluar ” Saga e vilës në Shqipëri nuk ka mbaruar ende” ajo ka analizuaur 11 përgjigjet e pyetjeve të drejtuara nga eurodeputetja gjermane Ingerborg Graessle.

Artikulli:

11 pyetje iu bënë Shërbimit të Aktivitetit të Jashtëm Evropian (EEAS) nga eurodeputetja gjermane Ingerborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit Buxhetor në Parlamentin Evropian.

11 përgjigje u kthyen, por Parlamenti i konsideron si të mjegullta dhe evazive.

Merrni, për shembull, pyetjen numër 9. Mendoni se cili do të ishte reagimi i hetuesve të OLAF-it nëse, gjatë marrjes në pyetje, do të merrnin këtë përgjigje dhe gjykoni vetë.

A është EEAS i vetëdijshëm për të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë për delegacionin e BE? Nëse po, mund të na jepni emrat?

Përgjigje: EEAS konfirmon se, me aq sa ka dijeni, asnjë anëtar i stafit që punon për Delegacionin e BE në Tiranë nuk është i afërm i ndonjë anëtari të lartë të qeverisë shqipëtare.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kim Jong-un, që, “me aq sa kemi dijeni, Shkëlqesia e tij nuk është kriminel”.

Për sa u përket shpjegimeve të dhëna për çmimin e paguar për blerjen e vilës, përgjigjja është disi qesharake nëse e krahason me informacionin specifik për çmimin e lartë (duket një milion euro më tepër) publikuar te Neë Europe më 5 shkurt 2017.

Problemi i vërtetë, megjithatë, është sjellja politike e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, duke pasur parasysh zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo është diçka të cilës Federica Mogherini duhet t’i kushtojë vëmendje, pasi duket se ambasadorja e saj është tepër aktive në fushatën zgjedhore.

Për më tepër, një nga çështjet më të diskutuara në Tiranë është marrëdhënia e një partie të veçantë politike me trafikun e narkotikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here