Përse Rama ka frikë nga Tahiri ?

0
335
Nga Myqerem Tafaj

Përse Rama ka frike nga Tahiri? Ku ka ndodhur qe Kryeministri te jete nen presionin e ministrave? A nuk ngjan kjo me luften midis kapove te bandave? Sot mori me vete Tahiri edhe tre ministra te tjere. Per pak dite merr me vete edhe vete Ramen.

Cfare mesazhi i dergoi Rames kancelarja Merkel permes Ministrit te Jashtem Gabriel, njeherazi edhe kryetarit te SPD gjermane? Pse nuk u thote Rama shqiptareve, se perse u thirr ne Berlin menjehere pas fillimit te Levizjes Popullore paqesore dhe demokratike per nje qeveri teknike qe do te realizoj zgjedhje te lira dhe voten e lire?

Perse nuk guxon Rama te thote qofte edhe nje fjale, per vendimin e opozites dhe qytetareve te bashkuar ne kete Levizje, qe pa qeveri teknike zgjedhje nuk mund te behen ne 18 qershor? Basha po e deklaron cdo dite kete vendim nga Cadra e Lirise dhe dje i beri thirrje Rames te dale dhe tu thote qytetareve cfare do te bej.

Qytetaret e priten me neveri tentativen e Rames me bojatisje ne qeverine e tij, per tu hedhur hi sy shqiptareve qe jane ngritur ne kembe per largimin e tij dhe krijimin e qeverise teknike.

Me Ramen kryeminister zgjedhje te lira nuk mund te kete. Kete e di cdo qytetar, i djathte, i majte apo pa parti. Kete e dine te gjithe partneret nderkombetare. Prandaj ka vetem nje zgjidhje: Largimi i qeverise Rama dhe krijimi i nje qeverie teknike qe do te realizoj zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here