Pas Klajda Gjoshës edhe një ministër tjetër i LSI: Meta kryeministër, kërkesë legjitime

0
334

Vjen dhe deklarata e dytë nga LSI që kërkon Ilir Metën kryeministër. Pas ministres Klajda Gjosha, dhe ai i Bujqësisë, Edmond Panariti pohoi se kërkesa legjitime e një force politike është që kryetari i kësaj partie të jetë kryeministër. Nga Pusteci Panariti u ndal dhe tek largimet nga kabineti qeveritar ‘Rama’, raporton Ledion Xheladinaj.

“Largime te diktuar? Nuk jam marre dhe nuk do merrem me te tilla biseda. Unë dua qe ti kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit. Nuk mendoj që Meta të merret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta kryeministër është kërkese legjitime qe nje force politike të kërkoje kryetarin e saj në këtë pozicion.”, tha Panariti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here