Basha: Nuk pranojmë të na japin sapunin për djathë apo Tahirin për Ramë! Beteja vazhdon!

0
154

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar sot me forcë nga çadra e protestës se shkarkimet në qeveri janë vetëm truke, manovra për t’u hedhur hi syve të shqiptarëvë, ndaj “beteja vazhdon e do të vazhdojë deri në fitore”, theksoi ai, deri në largimin e Edi Ramës krijimin e qeverisë teknike.

“Të gjithë këtu jemi gati të japim gjithçka për një Shqipëri, ndryshe. Dhe ndryshe do të jetë, asgjë nuk do të jetë më si më parë. Çdo truk, çdo manovër për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, për t’ua dhënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramë, është e papranueshme! Protesta vazhdon e do të vazhdojë deri në largimin e Edi Ramës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike, me mbështetje të gjërë popullore, që do të garantojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pra, largimin e çdo krimineli nga postet drejtuese, që është turpi i republikës së vjetër dhe fundi i republikës së vjetër,” nënvizoi Basha.

Kryetari i PD-së pati sot në çadrën e protestës, një takim me karikaturistin e njohur Bujar Kapexhiu dhe artistët e rinj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here