Vrau dy persona në vitin 1997, ekstradohet nga Greqia 55-vjeçari

0
208

Prej vitesh ishte në kërkim nga policia dhe sot më në fund është ekstraduar ku do të vuajë dënimin prej 20 vitesh, për vrasjen e 2 personave në vitin 1997, gjatë një grabitje me amë të ndodhur në Gjirokastër

Oficerët e Interpol Tiranës kanë krye sot ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë të Karafil Beqirit, 55 vjeç, lindur në Tepelenë.

Beqiri, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Gjirokastrës në datën 5 maj 2005, e ka dënuar këtë person me 20 vjet burgim për veprat penale “vjedhje me armë me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim“ dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Ja si ka ndodhur ngjarja e rëndë:

Në datë 6 korrik 1997 shtetasit, V.A., Foto Piperi dhe K. P, po udhëtonin me automjetin e shtetasit Vladimir Xhavarra, në drejtim të Greqisë.

Shtetasi Foto Piperi, kishte me vete një shumë prej 700.000 dhrahmi të cilat do ti çonte në Greqi.

Në vendin e quajtur “Zaje”, në afërsi të Gjirokastrës, automjetit në të cilin udhëtonin shtetasit e mësipërm i kanë dalë përpara me qëllim për ta grabitur, shtetasit Karafil Beqiri, N. Gj., L.M, A. B dhe E.K.

Fillimisht këta persona të cilët kanë qenë edhe të armatosur me armë zjarri, kanë qëlluar në ajër me qëllim që automjeti i shtetasit Vladimir Xhavarra të ndalonte, por ky i fundit ka nxjerrë armën automatike kallshnikov që e mbante me vete dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasve që kishin dalë për ta grabitur.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të vrarë shtetasit Vladimir Xhavara dhe Foto Piperi.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Karafil BEQIRI në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here