A e keni pyetur ndonjëherë veten si do të ndiheshit duke ecur për një kilometër, sikur të ishit dikush tjetër?
Telepati? Progresi më i madh në fushën e bashkëveprimit i një lidhjeje të tillë midis mendjeve, u arrit në gushtin e vitit 2014. Në fakt, duke kombinuar së bashku teknologji të ndryshme (EEG, Internet e TMS), një skuadër ndërkombëtare e përbërë nga kërkues francezë, spanjollë dhe amerikanë ka qenë në gjendje të transmetojë një mendim nga India deri në Francë.
Këto teknologji të komunikimit midis mendjeve duke u kthyer hap pas hapi në realitet dhe është tashmë e mundur të parashikohet një potencial gjigant zhvillimi: mundësia, që përmes transmetimit direkt të mendimit, të influencojmë mënyrën në të cilën ndërveprojmë me te ngjashmit tanë, dhe ndoshta edhe mënyrën me të cilën komunikojmë me kafshët…