Lunaçek: Beogradi të tërheqë fletarrestimin ndaj Haradinajt

0
154

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, të premten i ka bërë thirrje Beogradit që të tërheqë, siç thotë, akuzën e vjetruar kundër liderit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, të cilin Serbia e akuzon për kinse krime lufte, ndërsa Prishtinës i bëri thirrje që të vazhdojë procesin e dialogut.

Ajo duke reaguar ndaj rezolutës së djeshme të Kuvendit të Kosovës me të cilën kërkohet lirimi i pakusht i Haradinajt dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa kjo kërkesë të mos përmbushet, në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar: “Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje me 78 vota për dhe një kundër rezolutën për lirimin e pakusht të liderit të AAK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë me kërkesë të Serbisë për kinse krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Përveç saj, kërkohet që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të ngrihet deri në lirimin e Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here