Facebook tregon nëse jeni skizofrenë apo jo

0
235

Çfarë postoni dhe çfarë bëni “like” në Facebook mund të zbulojë nëse jeni duke shfaqur shenjat e parë të depresionit dhe skizofrenisë, thonë ekspertët.

Studies nga Universiteti i Kembrixh dhe Stanford besojnë se studimi i sjelljes së njerëzve në rrjetet sociale mund të jetë shumë më efektive se sa ajo në jetën reale.

Kjo sepse njerëzit, sidomos adoleshentet, ndajnë më shumë indikatorë emocionalë online se sa offline.

Duke shkruar në Psikiatrinë Lancet, udhëheqësi i studimit, Dr.Becky Inkster tha: “Facebook është shumë popullor dhe mund të na sigurojë të dhëna për të përmirësuar njohuritë tona për çrregullimet e shëndetit mendor si depresioni dhe skizofrenia”.

“Arritja është veçanërisht e gjerë, e shtrihet përgjatë ndarjes dixhitale deri te grupe që janë vështirë të arritshme duke përfshirë të pastrehët, emigrantët, njerëzit me probleme mendore dhe të moshuarit”.

Dr.Michael Kosinksi tha se informacioni i publikuar në rrjetin social mund të analizohet shumë më lehtë se të dhënat në jetën sociale.

Megjithatë, Facebook mund të përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet e shëndetit mendor duke i ofruar shoqëri individëve që janë socialisht të izoluar, persona këto të prirur më shumë ndaj depresionit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here