‘Zonat e rrezikshme’, shtrydhja e puçrrave në këtë pjesë të fytyrës mund t’ju vrasë

0
276

Mund të jetë tunduese shtrydhja e puçrrave në fytyrë. Por, sipas dermatologëve, ky është një ves i keq që mund të ketë pasoja më të rënda se thjesht dalja e më shumë puçrrave. Në raste më të rralla, ai mund t’ju vrasë, thotë dr. Vishal Maden.

Sipas tij, është një zonë në fytyrë, e quajtur “trekëndëshi i rrezikshëm”, ku nuk duhet t’i shtrydhni puçrrat. Kjo zonë përfshin pjesën përreth syve, hundën, cepat e gojës dhe buzën e sipërme.

Enët e gjakut në këtë zonë janë lidhura direkt me trurin, dhe infeksionet mund të shkaktojnë humbje të shikimit, paralizë të përhershme, madje edhe vdekje.

“Nëse ka një infeksion në këtë zonë që nuk trajtohet shpejt ose siç duhet, mund të shkaktojë trombozë ose mpiksje të gjakut, infeksion ose lungë në tru, deri në meningjit”, thotë ai.

Si formohen puçrrat

Aknet apo puçrrat në fytyrë janë një ndër problemet me inflamacionin më të përhapura tek adoleshentët. Më shumë se 80% e adoleshentëve kanë puçrra në fytyrë. Ata mund të shfaqen edhe me kalimin e kohës për arsye të ndryshme, si mosbalancimi i hormoneve të quajtura androgjene.

Pse nuk duhet t’i shtrydhni ato?

Një puçërr është si një çantë e vogël pas lëkurës, që përmban vaj, baktere dhe inflamacion. Duke i shtypur puçrrat, ju i përhapni këto përmbajtje të dëmshme në të gjithë lëkurën, duke e përkeqësuar edhe më shumë problemin. Përveç kësaj, mund të shkaktoni edhe infeksion apo errësim të lëkurës. Nëse nuk i plasni, puçrrat mund të hiqen vetë pas një jave. Nëse keni shumë puçrra, atëherë duhet të konsultoheni me një dermatologe që t’ju rekomandojë ndonjë ilaç apo maskë që mund të përgatitet në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here