Një pije natyrale në shtëpi për të pastruar veshkat

0
353

A e dini se ekzistojnë gjashtë organe që ndihmojnë organizmin të largojë helmet në mënyrë të natyrshme? Këto gjashtë organe janë mëlçia, veshkat, mushkëritë, limfa, zorra dhe lëkura.

Çdo organ punon çdo ditë për të larguar toksinat përmes procesit natyror metabolik.

Shumë njerëz sot në fakt e shohin detoksifikimin si një mjet për të humbur kilet e tepërta, por qëllimi i tij kryesor është të largojë toksinat.

Shumë njerëz e dinë që shtimi i masës muskulore do të djegë kalori; por më pak kalori se truri ynë, mëlçia, veshkat dhe zemra. Sa më mirë që të punojnë këto organe aq më shumë kalori do digjini gjatë gjumit, ngrënies, frymëmarrjes etj.

Veshkat

Roli i të dyja veshkave është të nxjerrë jashtë mbetjet dhe toksinat nga gjaku duke i shndërruar në urinë pasi është pastruar nga mëlçia.

Rekomandohet të pini shumë ujë gjatë detoksifikimit. Dietologët këshillojnë gjithashtu pirjen e çajit jeshil, pasi ai pastron veshkat pa prishur ekilibrin e elektroliteve. Po ashtu mund të

Pini ujë, mund të hani majdanoz, alfalfa etj.

Nëse keni ndonjë problem me veshkat, traktin urinar apo fshikëzën e urinës ju sjellim një pije që do t’ju zgjidhë problemin.

Veshkat janë organ jetik në trupin tonë. Ato filtrojnë 200 litra gjak në ditë dhe nuk lejojnë që toksinat të futen në trupin tonë.

Armiqtë më të mëdhenj të veshkave janë proteinat shtazore, pijet me gaz, produktet OMGJ, ëmbëltuesit artificialë, kafeina dhe cigaret.

Për të pastruar veshkat duhet të konsumoni ujë në sasi të lartë.

Për të bërë një pije që largon problemet me veshkat ju duhen:

– 1 Kivi

– 1 Banane

– lëngu i gjysmë limonit

– ½ gote arra

– ½ luge majdanoz

– 1 gotë ujë

Mënyra e përgatitjes:

Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në blender dhe miksojini. Limonin duhet ta shtrydhni përpara se ta hidhni në blender.

Konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here