Hemorragjia e traktit tretës, çfarë e shkakton dhe si të kurohemi

0
1678

Hemorragjia në traktin tretës është një shenjë sëmundjeje dhe jo sëmundja vetë. Hemorragjia ndodh nga një sërë faktorësh, disa prej të cilëve janë kërcënues për jetën. Shumë arsye të hemorragjisë janë të kurueshme dhe të kontrollueshme, si për shembull ulçerat apo hemorroidet. Shkaku i hemorragjisë mund të mos jetë serioz, por lokalizimi i burimit të saj është i rëndësishëm.

Trakti tretës përfshin ezofagun, stomakun, zorrën e hollë, zorrën e trashë, rektumin dhe anusin. Hemorragjia mund të ndodhë në një prej këtyre pjesëve, nga zona të vogla siç janë ulçerat e stomakut ose nga hapësira të mëdha siç është inflamacioni i mukozës së kolonit (zorrës së trashë). Ndonjëherë hemorragjia ndodh pa u vënë re nga personat. Kjo lloj hemorragjie quhet okulte ose e fshehur. Fatmirësisht, një analizë e thjeshtë feçe gjaku okult mund ta vërtetojë praninë e saj.

Çfarë e shkakton hemorragjinë në traktin digjestiv (tretës)?

Acidi i stomakut mund të shkaktojë inflamacion i cili mund të çojë në hemorragji në pjesën e poshtme të ezofagut. Zakonisht, kjo situatë shoqërohet me djegie kraharori dhe quhet ezofagitis ose inflamacion i ezofagut. Në shumë raste, muskujt ndërmjet fundit të ezofagut dhe fillimit të stomakut nuk realizojnë mbylljen plotësisht të sfinkterit i cili në këtë rast lejon kthimin e lëngjeve acide të stomakut në ezofag dhe si rrjedhoje ndodh inflamacioni.

Një shkak tjetër që s’ka lidhje me fenomenin e sipërpërmendur, janë variçet (vena të fryra), në pjesën e poshtme të ezofagut të cilat mund të çahen dhe të shkaktojnë hemorragji të madhe.

Cirroza e mëlçisë është shkaku më i zakonshëm që shkakton variçet.

Hemorragjia ezofageale mund të ndodhë dhe nga disa të çara të mukozës së ezofagut të quajtura Mallory-Weiss të cilat ndodhin për shkak të të vjellave të shpeshta si rezultat i presionit të rritur të abdomenit (barkut) nga kolla, hernia hiatale apo shtatzënia.

Kanceri i ezofagut gjithashtu mund të shkaktojë hemorragji

Stomaku është një vend i zakonshëm ku ndodhin hemorragjitë. Inflamacioni bashkë me helicobacter Pylori, alkooli, aspirina dhe medikamente të tjera si për shmebull anti-inflamatorët josteroidë (ibubrofeni, voltareni, nimesulid, etj.), kryesisht ato që kurojnë sëmundjet reumatizmale, mund të shkaktojnë ulçer ose inflamacion.
Ulçerat akute ose kronike mund të zmadhohen dhe të gërryejnë një enë gjaku duke shkaktuar hemorragji.

Gjithashtu, në pacientët që vuajnë nga djegiet, shoku, dëmtime në kokë, kanceri ose në ata të cilët i janë nënshtruar një operacioni të madh, ka gjasa të krijohet ulçera nga stresi.

Hemorragjia mund të ndodhë edhe si rezultat i një tumori beninj apo kanceri, ndonëse këto sëmundje nuk shkaktojnë hemorragji të mëdha.

Një tjetër burim i shpeshtë hemorragjie nga trakti i sipërm tretës është duodeni.

Ulçerat duodenale zakonisht shkaktohen nga inflamacioni Helicobacter Pylori ose prej medikamenteve si për shembull aspirina dhe anti-inflamatorët josteroidë.
Në traktin e poshtëm tretës, zorra e trashë dhe rektumi janë vendet ku ndodhin më shpesh hemorragjitë.
Hemorroidet janë vena të zmadhuara në pjesën anale të cilat mund të çahen dhe shkaktojnë hemorragji me gjak të pastër i cili është i dukshëm në letrën e tualetit apo WC.

Në qoftë se shihet gjak i pastër, është shumë i rëndësishëm përjashtimi i arsyeve të tjera që shkaktojnë hemorragji, sepse zona anale mund të jetë vendi i fisurave, inflamacionit dhe kancerit.

Rritjet beninje ose siç quhen ndryshe polipet e zorrës janë shumë të shpeshta dhe njihen si pararendës të kancerit. Këto rritje mund të shkaktojnë gjithashtu gjakderdhje të pastër ose të fshehtë.
Kanceri i zorrës së trashë është një nga kancerat më të shpeshtë në Shqipëri.

Inflamacioni nga një sërë faktorësh mund të prodhojë një hemorragji të gjerë të zorrës. Inflamacione të ndryshme intestinale mund të shkaktojnë diarre me gjak.

Koliti ulçeroz mund të shkaktojë inflamacion dhe hemorragji të një zone të gjerë të zorrës prej ulceracioneve të vogla. Sëmundja Crohn e zorrës së trashë gjithashtu mund të shkaktojë hemorragji.
Sëmundja divertikulare gjithashtu mund të shkaktojë hemorragji.

Pacientët që marrin mjekime për hollimin e gjakut mund të kenë hemorragji të traktit digjestiv, veçanërisht nëse marrin aspirina.

Cilat janë shkaqet kryesore që shkaktojnë hemorragjinë digjestive?

Ezofagu – Inflamacioni (ezofagiti)
– Vena të zgjeruara (varice)
– gërvishtje (Mallory-Weiss sindrom)
– Kanceri
– Sëmundje të mëlçisë
Stomaku
– Ulcerat
– Gastritet
– Kanceri
Zorra e holle
– Ulcerat duodenale
– iInflamacioni (sindromi i zorrës së irrituar)
– Kanceri
Zorra e trashe dhe rectumi
– hemorroidet
– infeksioni
– inflamacion (koliti ulceroz)
– Polipet kolorektale
– Kanceri kolorectal
– Sëmundja divertikulare

Ushqimi besohet të ketë një rol shumë të rëndësishëm në shkaktimin dhe parandalimin e hemorroideve. Njerëzit që përdorin dieta të pasura me fibra kanë më pak të ngjarë të preken nga kjo patologji, ndërsa ata që preferojnë ushqimet e përpunuara kanë rrezik më të lartë. Sot, ka një tendencë gjatë ushqyerjes për të përdorur shumë lëngjet e frutave dhe të perimeve, qofshin këto të konservuara apo edhe të freskëta. Në këtë mënyrë kemi eliminuar pjesën e fibrave tek frutat dhe perimet. Vlera e tyre nuk qëndron vetëm tek lëngu, por tek tërësia. Nëpërmjet frutave dhe perimeve ne marrim vitaminat, kripërat minerale, por edhe fibrat. Të pasura në fibra janë gjithashtu edhe të gjitha llojet e drithërave. Fibrat rregullojnë mjaft mirë motorrikën e zorrëve dhe rrjedhimisht procesin e jashtëqitjes.

Si të dalloni gjakun në feçe dhe të vjellat?

– Gjak i pastër që mbulon feçet .
– Gjak i errët i përziere me feçet.
– Feçe të zeza ose katran.
– Gjak i pastër në të vjella.
– Të vjella me përmbajtje gjaku në ngjyrë kafe.

Cilat janë shenjat e hemorragjisë akute?

– Një nga shenjat e hemorragjisë të përmendura më sipër.
– Dobësi e përgjithshme.
– Vështirësi në frymëmarrje
– Marramendje
– Dhimbje barku në formë krampesh.
– Ligështi
– Diarre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here