“Doja të bindja mamin”, 17-vjeçarja nga Tirana kallëzon të dashurin për përdhunim, por ja si e pëson

0
150

Një 17-vjeçare nga Tirana ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të bindur nënë e saj që t’i jepte miratimin për tu martuar me të dashurin e saj. Ajo ka shkuar në prokurorinë e Tiranës dhe ka kallëzuar se ishte përdhunuar prej tij

Historia është regjistruar në gusht të vitit 2016-të, kohë kur e mitura, B.Q e shoqëruar nga e ëma ka kallëzuar fqinjin e saj.

Vajza ka rrëfyer se rreth orës 13:00 të drekës (2 gusht 2016) ajo ka qenë e vetme në shtëpi, kur në dhomë i është futur fqinji i saj, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj. Por dy ditë më vonë ajo ndryshon dëshminë dhe thotë se kishte 5 muaj që ishte lidhur me fqinjin, me të cilin kishte kryer me dëshirë edhe marrëdhënie seksuale. Ajo ka justifikuar kallëzimin me pretendimin se donte lejen nënës për tu martuar me fqinjin, siç thuhet në vendimin e gjykatës të cilit i referohet gazeta “Panorama”.

Ndërsa të dashurin mundi ta shpëtojë me këtë dëshmi, 17-vjeçarja i bëri gjëmën vetës pasi u akuza për “dëshmi të rreme”. Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin ndaj vajzës duke e dënuar me 2 muaj heqje lirie. Megjithatë minorenia nuk do të shkojë në qeli pasi përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj në shërbimin e provës, për një periudhë 18-mujore

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here