Alarmohet Arta Marku!!! Gazetarja e njohur bën për ‘ujë të ftohtë’ Kryeprokuroren e përkohshme!

0
117

Nga Anila Hoxha/

Ne daten 18 mars 2019 nga qyteti i Durresit prokurorja e pergjithshme e perkohshme zonja Arta Marku deklaroi si vijon :
” ne kushtet qe po operon aktualisht sistemi i drejtesise kur prokuroret veprojne te pavarur apo te pandikuar teresisht funksionimi i mekanizmave disiplinore eshte i domosdoshem dhe jetik dhe ne mungese te ketyre mekanizmave PAVARESIA nuk eshte asgje tjeter vrcse abuzim ne kurriz te qytetareve dhe cenim i imazhit re drejtesise ”
Ne daten 19 mars 2019 , nje dite me vone nga Vlora , prokurorja e pergjithshme e perkohshme ndryshon gjuhen :
” ju jeni te pavarur ne punen tuaj dhe shpejt do vije momenti qe pergjegjesine per cdo deshtim do ta mbani vete personalisht.eshtw ceshtje kohe qe disa pseudo juriste ose pseudo analiste tekuptojne pavaresine tuaj dhe te dine ku ti kerkojne pergjegjesite”

Te gjithe ne e kuptojme se prokurorja e pergjitshme e perkohshme eshte mberthyer nga ethet e gares, e mbase cfare thote tani nuk e thote pastaj. E tille eshte edhe shetitja neper psedo analiza vjetore, qe ste thone asgje vec shablloneve te vjedhura nga paraardhesit e saj, njejte si gjetjet per krimin ne Vlore, Durres , Elbasan . Por te degjosh nje prokurore te pergjithshme te perkohshme qe perpiqet te spikase “liro e shtrengo ” per ceshtje si pavaresia e prokuroreve , kur ndryshimet kushtetuese i ezauruan .. eshte e tepert
Per te folur me qarte ..
Ne analizen e Durresit PPP kerkoi nga Kuvendi ndryshime ligjore qe ti japin asaj kompetenca kalimtare per te kontrolluar prokuroret qe sipas disa qendrimeve te saj publike nuk duhet ta keqkuptojne pavaresine, s

Sot PPP kerkoi te respektohet pavaresia e prokuroreve te cilet mbajne personalisht pergjegjesi per deshtimet e tyre pasi jane tr pavarur. Madje ajo sulmoi edhe pseudoanalistet qe nuk kuptonin pavaresine dhe pergjegjesine mos ta kerkonin tek ajo, por tek prokuroret. Me sa duket vete PPP eshte kontradiktore ne qendrimet e saj. Reforma ne drejtesi, pikerisht per te garantuar pavaresine e prokuroreve, kompetencen e procedimit disiplinor ja hoqi PP. Zonja Marku kerkon te ktheje pas kohen, e te arrije te gjeje mekanizma te perkohshem sic eshte edhe vete per te ushtruar presion mbi prokuroret, duke harruar tashme se kontrollin e tyre tashme e ben gjykata. Kerkesa e zonjes Marku synon krijimin e artificeve ligjore qe ti japin mundesi PP te nderhyje me vendimarrjet e prokuroreve me presionin e procedimeve disiplinore. Megjithate kur vjen puna tek pergjegjesite, aty zonja Marku eshte e ndjeshme dhe u kujton prokuroreve dhe psedoanalisteve qe tashme ka pavaresi dhe llogaria te mos i kerkohet asaj por prokuroreve. Ne fakt qendrimet e zonjes Marku jane te paqarta deri tani, pasi duket se menyra si ajo komunikon me prokurorwt eshte e stilit te vjeter, te prokurorise hierarkike dhe te centralizuar. Zonja Marku nuk foli per sukseset qe vijne nga pavaresia dhe shperndarjen e meritave ne keto raste. Nderkohe dhenia e kompetencave te perkohshme per kontrollin e prokuroreve nga prokurorja e perkohshme rrezikon te jete nje instrument ne duart e saj per tu imponuar edhe ne garen per PP, ku fare lehte ajo mund te godase kundershtaret e saj me procedime disiplinore.
Kaq !
Megjithese kam edhe nje pyetje, per cfare frike e ka fjalen zonja Arta Marku, kush intimidon se disa here ka folur per nje armik qe po kercenon prokuroret te cilet kane disa dite qe pyesin njeri tjetrin se kush dreqin po i kercenon??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here