Basha pas takimit me Mogherin: Kemi mbështetje për kauzën tonë. Nuk ka parlament përvec sheshit të lirisë nëse …

0
205

Basha në konferencë për shtyp pas takimit me shefen për politikën e jashtme të BE Mogherinin.

“Pata rastin ta njoh me rrugëzgjidhjen e propozuar nga opozita për gjendjen e rëndë që po kalon vendi, për paratë e drogës, mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i dështimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 2014-2016-2016, dështimi për t’i dhënë vendit reformë zgjedhore. Duke krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe duke i hapur rrugë zbatimit të reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Zonja Mogherini do të shprehet vetë, por mund t’ju them se kauza jonë, kauza e qytetarëve shqiptarë ka mirëkuptim dhe mbështetje totale nga të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë, ata që na kanë shoqëruar në 26 vite tranzicion, e kuptojnë se me krimin në pushtet dhe me paratë e drogës, është një pacient me kancer që ka nevojë për një ndërhyrje të thellë. Shpresa ime është që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë për të krijuar qeveri teknike.” -tha Basha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here