19-vjeçarja vuri prindërit në gjumë dhe u vetëhelmua/ Shoqja: Ju tregoj arsyen

0
417

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çermë të Lushnjës, ku një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Arjola Muçaj, studente për Ekonomi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi i ka vënë prindërit në gjumë, i ka dhënë fund jetës.

Prindërit në mëngjes e kanë gjetur në gjendje të rëndë vajzën e tyre, dhe ndonëse janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, ka qenë e pamundur që 19-vjeçarja të mbijetojë.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ka qenë mikja e saj ajo që ka dhënë disa detaje më shumë në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe shkakun që mund ta ketë çuar Arjolën në vetëvrasje.

Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon për “JOQ” se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10­ta dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.
lushnjarja

Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fostoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.

Gjithashtu edhe shkolla e të gjithë të njohurit e saj kanë shprehur ngushëllimet në “Facebook” për Arjolën, që nën trysninë dhe presionin e stresit dhe gjendjes së vështirë psikologjike, vendosi t’i japë fund jetës, siç raporton mikja e saj.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan të renë drejt këtij akti të rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here