Sarandë/ Vrau punonjësin e karburantit, përfundon pas 10 orësh arratia e 27-vjeçarit

0
210

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë dhe kapë brenda 10 orësh autorin e vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, punonjës i një karburanti në Qafë Gjashtë. Bashkë me autorin është arrestuar edhe shoku i tij, që akuzohet për përkrahje. Sipas të dhënave zyrtare, autori është shtetasi Arqile Koci, 27 vjeç. Pas informacioneve të mara në rrugë operative, Koci u gjet dhe u arrestua në një hotel në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandë pohuan se 27-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike. Më herët, policia gjeti motorin dhe armën e krimit në lagjen nr.4 të Sarandës pranë Drejtorisë së Tatimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ku autori me një motor të kuq dhe skafandër në kokë ka qëlluar me armë mbi 44- vjeçarin Hoxha, punonjës i karburantit dhe ka grabitur 60 mijë lekë të reja.

NJOFTIMI I POLICISË SARANDË

Policia bën të mundur kapjen e autorit të vrasjes në Qafë Gjashtë, si dhe arreston shokun e tij për përkrahje të autorit të krimit. Arrestohen shtetasit: 1- Arqilea Koçi, 27 vjeç, banues në Qeparo. 2- Mihal Leka, 33 vjeç, banues në Sarandë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e autorit Arqilea Koçi, brenda një hoteli, ngjitur me lokal “Paparacin” në lagjen nr.4 Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e hotelit ku ka qëndruar autori, janë gjetur një pjesë të parave të vjedhura në pikën e karburantit si dhe një fishek çifteje në rrobat e autorit. Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Mikal Leka, për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mikal Lekës, Policia ka gjetur armën e gjahut “Çiften”, motorin dhe skafandrin, si dhe një pjesë të vogël lëndë narkotike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here