Ylli Rakipi: Rama ka instaluar një regjim, opozita është ose e paaftë ose e kapur

0
115

 

Gazetari Ylli Rakipi, në një lidhje direkte me emisionin “Tempora” të Sonila Meços në Tv Ora, ka folur rreth situatës politike në vend.

Rakipi tha se operacioni “Rilindje”, pas 7 vitesh, rezulton se ka sjellë instalimin e një regjimi, nëpërmjet ekzekutimit të pushtetit personal të Edi Ramës dhe se veprimet e opozitës përballë këtij regjimi janë të pamjaftueshme dhe shpesh qesharake, duke iu referuar fushatës elektorale propagandistike që ka nisur kreu i opozitës, Lulzim Basha, pa asnjë shpjegim.

Ylli Rakipi: Ne sot 7 vjet pas Rilindjes, kemi të instaluar një regjim.
Rama i ka izoluar  pushtetet, i ka mbyllur. Parlamenti funksionin në mënyrën më qesharake të mundshme. Me këtë pushtet okult, ai ka dalë jashtë sitemit dhe ndërton copëza me akte normative, për të vijuar të bëjë çfarë ai do në këtë vend.

Sonila Meço: A e ka filluar fushatën zgjedhore Edi Rama?

Ylli Rakipi: Fushatën zgjedhore e ka filluar opozita, në mënyrë qesharake, që bën fushata sa herë t’i dojë qejfi. Kryetari i opozitës fillon fushatën për të pirë kafe me dy hapa, shkon dhe ble shegë, kur këtu kemi një regjim,  opozita shqiptare ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here