LIBRA dorëzon amendament në Parlament, Blushi: Do ta votojnë partitë?

0
149
Partia LIBRA ka dorëzuar në Parlament një amendament që kërkon reduktimin e shpenzimeve gjatë fushatave politike.

Në një status në Facebook, deputeti Blushi shkruan se në zgjedhjet e 2013 u shpenzuan më shumë se 40 milionë Euro.

Ndërkohë që LIBRA ka propozuar që këto shpenzime të jenë jo më shumë se 42 milionë lekë për parti.

Statusi në Facebook i Ben Blushit:

AMENDAMENT LIBRA PËR FINANCIMET E PARTIVE

Sapo kemi dorëzuar në parlament një amendament për kufizimin e shpenzimeve elektorale të partive. Fushata e shkuar e vitit 2013 sipas disa vlerësimeve ka kapërcyer më shumë se 40 milion euro, para te cilat kanë dalë nga tenderat, nga kanabisi dhe koncesionet.Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo popull në Europë për zgjedhjet megjithëse janë më të varfërit. Ne kemi propozuar një formulë që parashikon shpenzime që nuk kalojnë më shumë se 10 lekë për banor, jo më shumë se 300 mijë lekë për kandidat mesatarisht dhe jo më shumë se 42 milion lekë për parti. A mendoni se do ta votojnë partitë e vjetra?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here