Foto/ “Sfidon” sërish gazetari, nxjerr fara kanabisi “live” në emision: Me 10 kg mund të mbjellësh gjithë Shqipërinë

0
215

“Kanabis dhe Zgjedhje” është tema emisionit të sotëm ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’. Të ftuar në studio janë gazetari Artan Hoxha, analistët Henri Cili, Arian Cani dhe Lorenc Vangjeli. Gazetari Artan Hoxha ka sjellë një tjetër ‘bombë’ duke publikuar live në emision fara kanabisi të cilat kultivohen nga narkotrafikantët.

Artan Hoxha tha se me 10 kilogram fara kanabisi mund të mbillet e gjithë Shqipëria, ndërsa u shpreh se pavarësisht se policia ka sekuestruar tonelata me bimë kanabis, çmimi i lëndës narkotike nuk ndryshon dhe kjo tregon se ka një depozitim të saj.

“Meqe jemi në fillim të vitit është fillimi i ciklit të mbjelljes. Nëse sezoni vjet ka përfunduar në fillim të nëntorit. Janë kapur rreth 30 milionë euro kanabis. Kur kapet një sasi e madhe kanabisi ka luhatje në treg. Pra çmimi nuk rritet pavarësisht se kapet shumë. Kjo do të thotë se kemi një depozitë të madhe kanabisi. Në 48 orët e fundit në Gjermani ka shkuar 4 mijë euro kilogrami i kanabisit. Sa më shumë kapet aq më shumë bie çmimi i kanabisit në Shqipëri. Policia ka kapur 2.5 rrënjë kanabis dhe 100 ton të thatë dhe çmimi të vazhdon bie. Kanabis mbillet në fund të marsit dhe nga momenti i farës deri në momentin e mbjelljes duhen 2 javë. Kanë qenë të rralla rastet kur është kapur fara kanabisi. Presidenti ka deklaruar se kishte indo se kanë hyrë disa ton fara kanabisi në Shqipëri. Farat e kanabisit nuk janë fara kajsie. (tregon farat) kjo blihet jashtë nga 1.1 deri në 1.5 euro për farë me shumicë. Këtu janë 13 kokrra fara kanabisi. Me 10 kilogram fara kanabisi mund të mbillet e gjithë Shqipëria.”- tha Hoxha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here