Operacion antikanabis në Shkodër, 18 të arrestuar

0
191

Prokuria e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një hetim disa mujor, në lidhje me kultivimin e kanabisit në disa njësi administrative.

Policia ka arrestuar 18 persona, mes tyre 1 efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe 2 kryepleqë të Njësisë Administrative Pult.

Në kuadër të këtij procedimi, janë ndaluar:

Dritan Lisaj, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

Gjin Lushi, kryeplak, Njësia Administrative, Pult, Shkodër

Të dy të dyshuar për “kultivim të lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ardian Loci, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore. Ky i dyshuar është ndaluar nga SHÇBA.

Të ndaluarit e tjerë janë kultivues të lëndës narkotike, kryesisht banorë të zonës, të cilët kanë shfrytëzuar parcelat e tyre për mbjelljen e bimës narkotike cannabis sattiva.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here