FOTO/ Ja kush është shqiptari i vrarë nga policia italiane

0
261

35-vjeçari Klodian Hysa, i vrarë nga një plumb i shkrepur nga arma e zjarrit e një polici italian në komunën Macerata, në vendin fqinjë, është personi që shihni në foto.

Vdekja e 35-vjeçarit është certifikuar mëngjesin e djeshëm, në shtratin e një spitali në Italinë fqinjë. 9:30 është orari i vdekjes, i përcaktuar nga komisioni mjekësor, raportojnë mediat lokale.

Hysa u qëllua në kokë mbrëmjen e së premtes në Monte San Giusto (Macerata, Itali) nga një efektiv policie. Ai është qëlluar teksa, nën drejtimin e një makine të vjedhur, po përpiqej të shtypte me makinë dy efektivë, të angazhuar në kontrolle për disa vjedhje të ndodhura në disa apartamente. Raportohet se plumbi ka goditur shqiptari pasi ka bërë rikoshetë në makinë.

Hysa u transportua në spital dhe shpejt kaloi në vdekje klinike. Por, më mëngjesit e sotëm, mjekët konstatuan se nga Klodian Hysa ishte zhdukur çdo shenjë jete.

Për ti qëndruar pranë gjatë orëve të tij të fundit, shumë të afërm nga Shqipëria kanë udhëtuar drejt Italisë, shkruan portali “Il Resto Del Carlino”. Tani, trupi i pajetë është në dispozicion të autoritetit gjyqësor dhe prokurori do të vendosë nëse do të kryhet apo jo autopsia.

Efektivi që e qëlloi me armën e shërbimit, është nën hetim për vrasje të paqëllimshme dhe tejkalim të mbrojtjes legjitime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here